SHPËRNDAJE

Në fshatin Breznicë të komunës së Bujanocit sot u përkujtua 17-të vjetori i rënies heroike të dy dëshmorëve të Breznicës të cilët dhanë më të shtrenjtën, jetën, në mbrojtje të idealeve kombëtare, Shaban R. Bajrami dhe Besim B. Xhemaili.

Pikërisht me “7 Mars” kur shënohet edhe “Epopeja e UÇK-së”, rënia heroike e Adem Jasharit, “Dita e Mësuesit” poashtu, shënohet edhe rënia heroike e dy vëllezërve tanë, bijëve tanë më të mirë të Breznicës Shabanit dhe Besimit, është thënë në përvjetorin e rënies së dëshmorëve.

Me këtë rast, janë bërë homazhe përkujtimi për rënien heroike të këtyre dy dëshmorëve tek varrezat e Breznicës.

Organizimi i këtij përvjetori është bërë nga Organizata e Veteranëve të Luftës, OVL e UÇPMB-së.

Jetën dhe veprën e dy dëshmorëve me prezencën e tyre e kanë ndëruar edhe kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti, Zv.kryetari i komunës së Preshevës Armend Aliu dhe djali i Komandant Lleshit Levent Qazimi të cilët bënë homazhe dhe vendosën kurora tek varrezat e dëshmorëve Shaban Bajrami dhe Besim Xhemaili.

“Uniteti dhe mospërçarja është më e pakta që mund të bëjmë si obligim që e kemi ndaj gjakut të dhënë për liri” ka thënë Pajaziti./presheva.com/