SHPËRNDAJE

Mjeteve të R.Kosovës të dedikuara për menaxhimin e situatës me Covid-19 për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në Bujanoc HAJRIN ia panë edhe mediat, e disa prej tyre në këtë periudhe të humbura në mjegull.

1.000.000 dinarëve të parapara për media, përskaj mediave në gjuhën shqipe, 260.000 dinarë pushteti i kaluar ia ndau edhe atyre në gjuhën serbe, e për çudi nga këto mjete perfitoi edhe “radio ema” e cila ne periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme, sidomos në mbledhjet e Shtabit për situata të jashtëzakonshme nuk është parë asnjëherë të ketë qenë prezentë, sikurse edhe disa në gjuhën shqipe që figurojnë në këtë dokument.
Nëse pushteti i kaluar ka ledhatuar disa media e disa të tjera ka diskriminuar këtë mbase e tregon qartë dokumenti të cilin e ka siguruar Lajmi-AL.
Vlenë të theksohet se, ku u bazua dhe në cilat dëshmi ish-kryetari i komunës së Bujanocit që të gjitha mediat që figurojnë në këtë dokument nga afër kanë përcjedhur punën e Shtabit për situata emergjente në periudhën e jashtëzakonshme./presheva.om/