SHPËRNDAJE

Partia për Vrpim Demokratik, ndryshe nga herat tjera kësaj radhe do ta ndryshojë procedurën e përzgjedhjes së kandidatit që do ti prijë listës për të parin e komunës së Bujanocit.

Sipas kryetarit të PVD-së Shaip Kamberit nominimi i dy kandidatëve Driton Rexhepit dhe Enver Ramadanit për ti prirë listës është proces demokratik, ndërsa kryesia e degës do të vendosë për njërin prej tyre.

“Në një proces demokratik të brendshëm në Degën e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc kemi nominuar Driton Rexhepin dhe Enver Ramadanin kandidatë potencial për kryetar komune në Bujanoc në listën e PVD-së për zgjedhjet e ardshhme lokale”, ka shkruar Kamberi.

Presheva.com ka kontaktuar njërin nga të nominuarit, Driton Rexhepin për të mësuar diç më shumë në këtë drejtim.

Përgjigja e Rexhepit ka qenë, “këtë të mërkure ora 19:00 janë zgjedhjet në kuvend dhe aty do të qartësoeht pozicioni i kandidatit për kryetarë komune”

Nga ana tjetër Kamberi gjithashtu ka shkruar se “Demokraci e nivelit më të lartë për këto procese të rëndësishme mund të shihet veç në PVD”.

Vlenë të theksohet se Enver Ramadani ish-kryeshef i drejtoratit për investime kapitale, muaj më parë ka dhënë dorëheqje nga ky post për t’iu kthyer ditarit të shkollës, ku aktualisht është mësimdhënës në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

Ndërsa Driton Rexhepi, që nga emrimi e deri më sot vazhdon ta udhëheq drejtoratin për veprimtari shoqërore.

Sipas ligjit zgjedhorë, zgjedhjet e rregullta lokale do të duhet të mbahen në prill të këtij viti edhe pse akoma zyrtarisht nuk janë shpallur./presheva.com/