SHPËRNDAJE

Për dallim në gjuhën serbe, ku postimet janë pak më të freskëta, azhurimet në gjuhën shqipe në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit https://bujanovac.rs,  bëhen një her në dy muaj. Azhurimi i fundit i kësaj faqe në gjuhë shqipe e cila njihet zyrtare dhe e cila duhet të paraqes gjuhën shqipe në mënyrë proporcionale krahas asaj serbe ka qenë më 3 prill, ndërsa i parafundit vetëm një ditë më parë më 2 prill, ndërkohë që në gjuhën serbe azhurimi i fundit është bërë më 26 maj, paralajmërimi i seancës së KK të Bujanocit, pothuajse dy muaj më i freskët se ai në gjuhën shqipe.

Megjithse kjo adresë promovohet edhe në dokumentet zyrtare të Administratës Komunale të Bujanocit si faqe e cila duhet të paraqesë edhe aktivitetet e pushteti lokal, në bazë të postimeve aktuale, sidomos në gjuhën shqipe, pushteti lokal për gati dy muaj rresht nuk ka patur asnjë aktivitet që duhet ta njoftojë opinionin. Nga ana tjetër gjuha serbe është pothuajse 50% më e promovuar në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit, pushtet që udhëhiqet nga koalicioni PVD-Stojanca Arsiq./presheva.com/