SHPËRNDAJE

Kur i tërë rruzulli tokësor i kushton vëmendje të veçantë personave me Sindromën Down, komuna e Bujanocit edhe përkundër që ka të nënshkruar memorandum bashkëpunimi me një shoqatë lokale “TI BARABART UNË” këtë shtresë të popullatës e harron pikërisht në ditën kur e tërë Bota i kushtonë vëmendje dhe me aktivitete të ndryshme mundohet ti paraqes nevojat e tyre. Edhe përkundër faktit se në komunën e Bujanocit janë një numër jo i vogël i personave me Sindromën Down, në Ditën Botërore që i kushtohet kësaj shtrese të popullatës mungojnë aktivitetet dedikuar atyre. Vitin e kaluar pushteti lokal në faqen zyrtare të komunës ka shkruar se: falë përkushtimit të përfaqësueseve të Organizatës “Ti barabartë unë” dhe vullnetit e interesimit të Komunës së Bujanocit për të ndihmuar jetësimin e kësaj ideje, sot u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi në mes dy palëve të lartëpërmendura, për themelimin e Qendrës për qëndrim ditor dhe avansimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, kjo do të jetë Qendra e parë e këtij lloji në Komunën tonë, kështu është shkruar një vit më parë në rrjetin social të komunës së Bujanocit, që sot më 21 mars rastësisht u harrua nga kjo Organizatë e cila ka marrë përsipër përkujdesjen e përsonave me nevoja të veçanta, ku bëjnë pjesë edhe përsonat me Sindromën Down. Sikur ti harronin pushtetarët që në fundvit ti stimulonin fëmijët e tyre me nga 5.000 dinarë, për çka u shpenzuan mbi gjysmë milioni dinarë mbase nuk do të ishte gjë e madhe haresa e kësaj shtrese, por ja që ata nuk harruan ti stimulonin fëmijët e tyre, ndërsa ata që më së shumti kanë nevojë për aktivitete harrohen edhe pse vetëm një ditë në vit i kushtohet atyre. Sindroma Down është një nga anomalitë e shpeshta gjenetike që hasen në lindje. Kjo sindromë është përshkruar për herë të parë më 1866 nga John Langdon Down, por deri në 1959-ën, kur u zbulua për herë të parë defekti në kromozomin 21, pra ndarja anormale e qelizave të kromozomit 21, shkaktarët e kësaj sindrome ishin të panjohur./presheva.com/