SHPËRNDAJE

Banorët e Malësisë së Bujanocit edhe kësaj radhe mbetën të bllokuar nga bora e cila përfshiu edhe Komunën e Bujanocit.

Si shpesh herë më parë banorët me vet organizim po i bëjnë rrugët të kalueshme për furnizime me gjëra elementare, ndërsa sipas tyre kontraktuesit për mirëmbajtjen e rrugëve nuk duken askund.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Muhoc Xhevat Hasani i ka dërguar një porosi përfaqësuesve të Pushtetit Lokala të Bujanocit përmes së cilës ia ka rikujtuar zhurmën e bërë gjatë fushatës parazgjedhore, ndërsa sipas tij, tash i kanë lëtë të bllokuar nga bora.

Hasani në postimin e tij të cilin ia ka konfrimuar edhe presheva.com-it ka shkruar:

“Athua vallë ku jan organet komunale, kush i mirëmban rrugët lokale, jeni strukur nëpër qoshe (kolltuqe) vetëm për ta marë një pagë, ku jeni tani! Pse nuk flisni, ku është shtabi i krizës!

Turpi jeni. Kemi njerzë të sëmur, pleqë, gra lehona, kemi fëmij në shkolla, po nëse dikush vdes për shkak të kësaj situatë, për shkak të asistencës mjekësore dhe transportit në emergjencat spitalore, barra bie mbi ju.

E kujtë do të jetë përgjegjësia, pse nuk e tregoni vetën tani po në fushatat elektorale. Deri sa i morët votat atëher ishit shumë të zhurmshëm, ku jeni tani, pse jeni të heshtur!

Pse nuk dilni për ti pastruar rrugët? Kush i ka fiutuar tenderat për ti mirëmbajtë rrugët, ku jan ato?! Më shumë keni bërë për ,,Novo Nasele” se për Malësi.

Këtu në Muhoc ka 40cm borë, këtë e rëndonë edhe problemi i rrymës, nuk kemi rrymë që dy ditë, mos të flasim për fshatrat tjera të Malësis si:  Qarr, Pribovc, Zarbincë, Suharnë, Novoselë, Ramnabuqë, Bilinic situata është kaotike! Turpiiiii” ka shkruar Hasani.

Kryetari i BL. Muhoc gjithashtu i ka thënë presheva.com se “Një eskavator që e kishte dërguar Komuna ka dalë deri në Muhoc dhe është kthyer mbrapsht, pasi që banorët me vet iniciativë i kanë bërë rrugët të kalueshme, por në vendbanimet e Malësisë rruget kanë mbetur të bllokuara sepse atje as që e ka marë mundin të shkojë eskavatori që e kishte dërguar Komuna”./presheva.com/