SHPËRNDAJE

Në orët e vona të pasditës së sotme (e mërkurë 05 shkurt) në qendër të qytetit të Bujanocit ka ndodhur një incident i rëndë, ku si pasojë një shqiptarë i moshës (73) ka pësuar lëndime të rënda në kokë.

Sipas dëshmitarëve okularë plaku i nacionalitetit shqiptarë me inicialet Murat M i moshës (73) është sulmuar fizikisht nga i riu i nacionalitetit rom Vaxhid A i moshës (29) me çekan, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë dhe si pasojë e kësaj menjëherë është transferuar në Qendrën Klinike të Nishit, ka njoftuar edhe e përditshmja Republika.

Sipas dëshmitarëve incidenti është zhvilluar në shtëpi në Bujanoc.

Pjestarët e policisë Vaxhid A. e kanë shoqëruar në polici. (73) /presheva.com/