SHPËRNDAJE

Ka kohë që kuvendi komunal i Bujanocit e ka miratuar vendimin mbi dyghuhësinë, vendim i cili gjuhën shqipe në komunën e Bujanocit e radhit si gjyhë të dytë zyrtare, por që shpesh politikanët e sidomos zyrtarë të pushteti lokal harrojnë ta respektojnë atë në organet që drejtojnë, duke u marrë me përdorimin e dygjuhësisë në organet shtetërore.

Gjuha serbe edhe më tej vazhdon të dominojë në favor të asaj shqipe edhe në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit, ahzurimi në këtë faqe ëshë (srb, 16.07.2019 : shq, 11.06.2019)  ndërsa sa i përket informacioneve është 6:1 në favor të gjuhës serbe.

Pushteti lokal përveç faqes zyrtare si duket nuk është duke rrespektuar as dokumentet të cilat publikohen në gjuhën serbe, e që kanë rendësinë e informimit për të gjitha nacionalitetet që jetojnë në komunën e Bujanocit. Informatori i punës së organeve të komunës së Bujanocit i publikuar në korrik të këtij viti, është komplet në gjuhën serbe dhe në lfabetin qirilik.

Përveç kësaj ky dokument në veti përmbanë të dhëna të cilat lënë dyshim për mos korrektësi të dhënash. Përderi sa në faqen 10 të këtij dokumenti numërohen 41 këshilltarë të Asamblesë Komunale, vetëm një faqe më poshtë, fq.11 zhduket emir i një këshilltari shqiptarë, kur radhiten subjektet politik dhe emrat e këshilltarëve. Kështu KK i Bujanocit sipas këtij dokumenti i ka, “her 41 e her 40” këshilltarë.

Nëse PD e cila në zgjedhjet e fundit ka fituar 10 mandate në KK dhe deri më tash asnjë nga këshilltarët e këtij subjekti politik nuk është deklaruar publikisht, as me shkrim se është larguar nga PD, nga ana tjetër në këtë dokument ti ketë 9 këshilltarë, si është e mundur që sipas po të njejtit dokument LPDësë ti figurojnë 4 këshilltarë kur Shpend Xhelili publikisht në foltoren e KK është deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e LPDësë dhe se do të funksionojë si pavarur.

Po ky dokument demanton edhe kryeshefin për financa i cili ka përgënjeshtruar të dhënat e Bankës Popullore të Sërbisë se llogaria e KK të Bujanocit është në bllokadë.

Nëse të dhënat e këtij dokumenti: MB: 07337604, PIB:100975591 i paraqet nw BPS automatikisht të dërgojnë në adresë të KK të Bujanocit dhe të shfaqin bllokadat e llogaris, e cila edhe sot gjendet në bllokadë në vlerë rreth gjysmë milioni dinarë për të katërtën ditë me radhë./presheva.com/

INFORMATOR