SHPËRNDAJE

Sa më afër zgjedhjeve lokale tensionet janë gjithnjë e më të larta, sa që fyerjet kalojnë në terma denigrues, aq më shumë kur ato vijnë nga një përfaqësues institucional në këtë rast kryetari i komunës, të cilat sipas anëtarit të kryesisë së APN-së në Bujanoc Edmond Isufi tejaklojnë çdo kufi të sjelljes njerëzore.

Isufi në rrjetin social të APN-Bujanoc ka postuar një shkrim përmes së cilit ka kërkuar distancim nga fyerjet denigruese sidomos nga kryetari i komunës Shaip Kamberi.

Postimi i plotë i Edmond Isufi, anëtar i kryesisë së APN-së në Bujanoc.

Si ka mundësi dhe si është e mundur që një Kryetar Komune me konkretisht Shaip Kamberi, që thirret se përfaqëson gjithë qytetarët pa dallim partie, të fyej njerëzit në personale me terma më denigrues dhe fyes që mund të egzistojnë dhe duke u pajtuar kur njerzit e tij fyejn edhe në atë që ka krijuar Zoti, si kokën, trupin, shpirtin e njeriut, pseë?

Veç pse mendojnë ndryshe apo edhe veç pse kritikojn qeverisjen e tij. Shikoni sa larg keni shkuar me fyerje dhe sinqerisht po ju them nëse pak ju ka mbet dashni për Bujanocin, apo nëse pak keni ndjenja në unifikimin e shqiptarve, STOP në fyerje personale dhe familjare.

E nëse e keni marr obligim dikund nga larg që ti perçani shqiptaret skajshmërisht, është koha të ia prishni qefin edhe atyre, se mjaftuëshem dëshira i keni plotesuar dhe besoj që i keni dal hakut.

Andaj të ndalemi me fyerje të shëmtuara në personale e familjare, sepse rruga që keni zgjedhur është humbje për të gjithë dhe fitore për ata që dëshirojn të na shohin kështu, ka shkruar Isufi/presheva.com/