SHPËRNDAJE

Fismir Jahiu nënkryetarë i APN-së në Bujanoc ka hedhur kritika në udhëheqjet e deritanishme të pushtetit lokal duke konsideruar se, çdo udhëheqje e deritanishme nuk ka patur plane strategjike për avansimin dhe zhvillimin e zonës industrial në Bujanoc.

Sipas Jahiut, udhëheqësit e deritanishëm nuk kanë patur strategji konkrete të avancuar.

Jahiu në postimin e tij në rrjetin social, ndër të tjerash ka shkruar se, prej vitit 2010 e deri më sot Bujanoci është udhëhequr nga dy kryetar të ndryshem, ndërsa beteja për zonën industriale po vazhdon.

Dallim mes dy qeverisjeve lokale nuk ka, pa plane konkrete e strategji dalse. Ka shkruar Jahiu.

Ndërsa duke iu referuar konkursit të fundit për OJQ që ka shpallur komuna e Bujanocit, nënkryetari i APN-së ka thënë se, “shTop of Form

oqëria civile në Bujanoc, ka pak organizata aktive.

Këto pak organizata aktive të anashkaluara e të nënvlersuara kanë vetem një mundësi të shprehjes së pakënaqësisë, të mos konkurojnë për fondet e komunës.

Logjika të gjithëve nga pak e asnjërit mjaftueshëm duhet braktisur. Në të ardhmen e afërt do të financohen vetem organizatat aktive e ato fillestar, në masë të duhur, ka shkruar Jahiu.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe, mTop of Form

ungesën e transparencës dhe rritjet e këtyre shpenzimeve, ku ka shtuar se, kryesisht për shërbimet me kontratë, interpretohet si autorizim për qeverisjen lokale për të punësuar njerëz të rinj pa konkurs.

Ky pozicion përdoret edhe për qellime tjera, por edhe si mundësi për të punësuar të “privilgjiluarit”, ka shkruar Jahiu./presheva.com/