SHPËRNDAJE

Në tërë Sërbinë nga sot ka filluar regjistrimi i nxënësve në shkollë të mesme për nxënësit e vitit të parë 2019/20. Ky proces sot dhe nesër është duke u zhvilluar edhe në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc për nxënësit e vitit të parë 2019/20, ndërsa afati i dyte është më 11.korrik nga ora 08 deri ora 15.

Në një intervistë dhënë presheva.com drejtori i kësaj vatre arsimore Zejni Fejzullahu tha se, “Kjo shkollë ka shpallë konkursin për 8 paralele, 7 me shkallë të katërt dhe një paralele me shkallë të tretë, interesimi nxënësve është jashtëzakonisht i mirë, 6 paralele me shkallë të katërt janë plotësuar në afatin e pare, ndërsa në një paralele me shkallë të katërt në drejtimin e makinerisë ka ende vende të lira” është shprehur Fejzullahu.

Sipas tij, me kalimin e viteve numri i nxënësve të cilët e përfundojnë shkollën fillore fatkeqësisht gjithnjë është duke u zvogëluar dhe ky është fakt mjaftë brengosës. Fejzullahu thotë se, edhe më tej drejtimi më i preferuar për nxënësit është mjekësia ku në shkollën e mesme “Sezai Surroi” është një paralele ku pranohen nxënësit me më së shumti poena.

Për drejtorin Fejzullahu, mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe është një shkelje flagrante e drejtave të njeritu në radh të parë, e sidomos në shkollat e mesme në gjuhën shqipe në Sërbi është në gjendje kaotike.

“Edhe pse shpresuam në marrëveshjen e arritur në mes të dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Sërbisë se do ti bëjnë tekstet elektronike për shkollat e mesme, mirëpo nga atëherë e deri më sot nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim” është shprehur Fejzullahu.

Për procedurën e regjistrimit nxënësit duhet të posedojnë: çertifikatën e lindjes, fleteparaqitjen e plotësuar, dëftesën e shkollës fillore, listën e fletëdëshirave dhe fasiklën. Secili nxënës duhet të percaktohet për lëndën zgjedhore mesim fetar apo edukatë qytetare të plotësuar në fletparaqitje. Nxënësit e drejtimit të gjimnazit percaktohen edhe për lëndën e dytë zgjedhore, dhe atë gjuhë frenge apo gjuhë gjermane./presheva.com/

Intervista e plote me drejtorin e sh.m “Sezai Surroi” Zejni Fejzullahun: