SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë veterani i arsimit Begzad Ademi i cili ditë më parë u aksidentua me veturë në rrugën Tërnoc-Breznicë në dalje të fshatit Tërnoc afër Mullirit.

Dyshohet se i ndjeri Ademi si pasojë e rugës së rëshqitshme më 18 shkurt kishte humbur kontrollin dhe vetura e tij ishte rrokullisur disa metra nën rrugë duke rënë në lum ku edhe kishte marrë lëndime të rënda trupore.

Që nga ajo ditë ai mbahej nën mbykqurje në Qendrën Klinike në Nish, por fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra të hënën ndërroi jetë duke u ndarë përjetësisht nga familja e tij.

I ndjeri Begzad Ademi ka qenë edhe ish-drejtor i shkollës fillore në Muhoc.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Tërrnoc – Breznicë, gjegjësisht në dalje të Tërrnocit afër Mullirit, kur shoferi i automjetit “Gollf 2” e ka humbur kontrollin dhe ka rënë disa metra nën rrugë, gjegjësisht në lumë./presheva.com/