Të enjtën më 30 janar në lokalet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc janë mbajtur zgjedhjet e Këshillit për antarët e rinj të Këshillit të Bashkësisë Islame në mandatin katër vjeçarë, 2020 – 2024.
Sipas njoftimit të KBI-së, në këto zgjedhje kanë marë pjesë të gjitha xhamitë e komunës së Bujanocit të përfaqësuara nga imami dhe dy delegat nga xhemati i xhamive.
Këto zgjedhje janë vëzhguar nga delegacioni i komisionit zgjedhorë nga Kryesia e Bashkësisë islame të Kosovës i kryesuar nga sekretari gjeneral Ahmet ef. Sadria dhe ndihmës sekretari Rexhep ef. Luma.
KBI njoftonë se në këtë fazë të zgjedhjeve janë zgjedhur tetë anëtarë nga trupi zgjedhorë, kurse kryetarin e Këshillit e përcakton Kryesia e Bashkësisë islame të Kosovës në mbledhjen e saj të radhës.
Antarët e zgjedhur të KBI-së për mandatin 2020 – 2024 të radhitur sipas votave të marra në votim janë:
- Edmond Isufi
2. Vesim Avdiu
3. Sulejman Fejzullahu
4. Vedat Bakiu
5. Xhelal Jakupi
6. Abdulmexhid Ramizi
7. Muhamed Xhemaili
8. Sali Musliu
Ndërsa kryeimami i KBI-së Ragmi Destani, është anëtar i përhershëm i KBI-së nga pozita e kryeimamit, thuhet në njoftimin e KBI-së në Bujanoc./presheva.com/