SHPËRNDAJE

Për shkak se në të njetën kohë ka qenë këshilltarë i Asamblesë Komunale të Bujanocit dhe përfaqësues i Shoqatës së Forumit Rinor për Arsimimin e Romëve (OFER), të cilës Komuna nga viti 2016 deri në vitin 2019 i ka ndarë mjete financiare nga buxheti komunal në vlerë prej, më shumë se një milion dinarë për konkurse të ndryshme, Agjensia kundër korrupsionit ka konstatuar se Kenan Rashitoviç nga komuniteti Rom ka qenë në konflikt interesi dhe për këtë arsye iu është shiqptuar masa e shpalljes publike të vendimit për shkeljen e ligjit, bëhet e ditur në AKK.

Rashitoviç i ka thënë mediave se, ai nuk e ka ditur se për një gjë të tillë mund të vijë deri te konflikt interesi dhe se nuk kishte interes personal, sepse paratë e fituara në konkurse janë shpenzuar kryesisht për Shoqatën.

“Nuk shoh se kur bëhet fjalë për konkurset dhe donatorë, çdokush mund të ndikojë. Thjesht është komisioni i cili merret me këtë.

Dhe këtu mjetet janë shpenzuar në mënyrë rigoroze për qëllime të caktuara, dhe kur i kërkuam mjetet, i kemi kërkuar që ato të shfrytëzohen për Shoqatën dhe asnjë qëllim tjetër. Ky nuk mund të jetë interes personal.

Por, meqë ligji nuk e njeh këtë, unë menjëherë kamë dhënë dorëheqjen nga Organizata” ka thënë Rashitoviç, duke shtuar se, nuk e ka ditur se mund të vijë deri te konflikt interesi, për shkak se është këshilltar dhe përfaqësues i Shoqatës.

Agjensia, siç thuhet në vendim, ka përcaktuar se në mes të funksionit të cilin Rashitoviç e ka kryer ekziston mardhënie e varësisë, epërsisë dhe kontrollit dhe kështu në këtë mënyrë ka rrezikuar ushtrimin e paanshëm të detyrës publike dhe ka rrezikuar besimin e qytetarëve në ushtrimin e ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm të detyrës publike, duke e nënshtruar interesin publik ndaj atij privat.

Shoqata në vititn 2016, ka marrë 600,000 dinarë nga Komuna për blerjen e teksteve shkollore, në vitin 2017, 231,000 dinarë në bazë të konkluzionit të Këshillit Komunal, një vit më vonë 100,000 dinarë në bazë të vendimit për  financimin e shoqatave të qytetarëve për programin “Ngritja e nivelit të arsimit për fëmijët romë” dhe vitin e kaluar 200,000 dinarë për manifestimin e Ditës Botërore të Romëve.

Megjithëse Agjencia e ka konfirmuar se Rashitoviç ka shkelur ligjin, për shkak të së cilës iu është shqiptuar masa e publikimit të vendimit mbi shkeljen e ligjit, këshilltari i KK të Bujanocit konsideron se këtu nuk ka patur konflikt interesi.

Sidoqoftë, ai ka dhënë dorëheqje nga përfaqësuesi i Shoqatës në momentin kur ka mësuar se korniza ligjore ishte e ndryshe.

Megjithatë, Agjensia nuk e ka marrë si bazë lehtësuese deklaratën e Rashitoviç sepse siç thuhet në vendim, lenda e vendimarrjes nuk është dedikim ose jo dedikim i përdorimit të parave, por veprim i zyrtarit në kundërshtim me Ligjin për Agjencinë dhe se mosnjohja e rregulloreve nuk është arsyetim i arsyeshëm për mosrespektimin e dispozitave ligjore.

Gjithashtu, nuk është me ndikim ajo që ka dhënë dorëheqje si përfaqësues i Shoqatës kur ka mësuar se është inicuar procedura, sepse Komuna i ka dhënë paratë kur ishte në Shoqatë.

Vlenë të theksohet nëse Administrata Lokale mbanë përgjegjësi për dhënien e parave nga buxheti komunal për Shoqatën e lartpërmendur duke e ditur se udhëheqësi i sajë këshilltari Kenan Rashitoviç është pjesë e Legjislativit aktual?

Nëse brenda Administratës Lokale ka edhe persona të tjerë të cilët janë në mardhënie pune dhe të njetit kanë përfituar nga konkurset e ndryshme që janë financuar nga buxheti komunal kjo mbetet të shihet në të ardhmën./presheva.com/

Kenan-Rašitović