SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e pestë me radhë të Kuvendit Komunal të Bujanocit, këshilltari nga radhët e Partisë Demokratike Muhamed Jashari qysh në fillim të mbledhjes ka kërkuar që në rend të ditës të futet edhe shkarkimi i drejtoreshës të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.

Jashari këtë propozim e ka arsyetuar me faktin se në konkursin e fundit të këtij institucioni shëndetësorë janë diskriminuar mjekët shqiptarë duke mos u pranuar as edhe një mjek nga 7 sa kishin konkuruar në mardhënie punë, kështu duke pranuar dy mjekë të nacionalitetit serb, një me kohë të pacaktuar dhe njërin me kontratë 4 vjeçare.

Këtë propozim e kundërshtuan, përveç Stojança Arsiqit partner i koalicionit qeverisës I cili e vlerësoi lartë punën e shtëpisë së shëndetit, edhe kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi.

Kamberi në fjalimin e tij ndër të tjerash u shpreh se, do të ketë edhe një konkurs tjetër ku do të pranohen 4 mjekë, që sipas Kmberit 3 prej tyre do të jenë shqiptarë, duke përmendur konkursin e shtëpisë së shëndetit të financuar nga buxheti komunal në të cilin pranohen mjekë me kontratë tre mujore./presheva.com/