SHPËRNDAJE
Mesto: Horgoš Datum: 27.07.2016 Dogadjaj: EVROSERVIS/POLITIKA - izbeglice štrajkuju glaðu u privremenom kampu na granici Srbije i Maðarske Licnosti:

Pas reagimeve nga ana e zëvendës kryetarit të komunës së Bujancit Stojança Arsiç lidhur me problemet, që sipas tij po i shkaktojnë migrantët në komunën e Bujanocit dhe kërkesën për kontroll më të madh mbi lëvizjen e migrantëve, menjëherë ka ardhur reagimi i Komisariati për refugjatë.

Nga Komisariati për refugjatë kanë prositur se duhet gjetur një zgjidhje, por që qendrat e pranimit janë qendra të hapura dhe se liria e lëvizjes nuk mund t’u mohohet migrantëve.

Nga ana tjetër policia thotë se patrullimet janë rritur nga viti i kaluar në pjesën e Qendrës së pranimit në Bujanoc, por gjithashtu në këtë periudhë janë raportuar vetëm 2 vepra penale dhe një kundërvajtje nga ana e migrantëve, bëjnë të ditur Juzhne vesti. 

Banorët e fshatrave Levosovë, Lilancë, Zhuzhelicë dhe Bozhinjevc në dhjetorë të vitit të kaluar iu janë drejtuar stacionit policorë në Bujanoc, me lutje për t’i “ndihmuar lidhur me migrantët”, duke paralajmëruar se nëse nuk do të ndërmerte asgjë për të mbrojtur njerëzit dhe pronat e këtyre katër vendbanimeve, do të detyrohen të organizojnë vetë rojet.

Kjo çështje është ngritur edhe nga ana e zëvendës kryetari i komunës Stojança Arsiç i cili ka kërkuar ndriçim publik të rrugës që kalon përskaj Qendrës së pranimit, që lidh me vendbanimet serbe, gjë e cila është aprovuar edhe nga Këshilli Komunal.

Koordinatori i Komisariatit për refugjatë për Serbinë Juglindore Sllobodan Savoviç ka thënë se është mirë që Komuna dëshiron të reagojë me kohë dhe se duhet të gjendet një zgjidhje.

“Më mirë kështu se sa kur problemi eskalon, nëse eskalon. Sipas ligjit tonë për azilin dhe të huajt, Qendrat janë të llojit të hapur dhe ne nuk mund t’u mohojmë atyre lirinë e lëvizjes.

Ne kemi një regjistrimet tonin të brendshëm për të ditur se sa prej tyre hynë dhe dilnin, dhe qytetarët e Bujanocit duhet ta dinë se është më mirë të kemi një Qendër sesa të lëvizni lirshëm” ka thënë ai.

Sa i përket ngacimit të femrave, Savoviç thotë se, me sa dihet, një prej migrantëve i kishte kërkuar një cigare nga dy zonja dhe se ato janë frikësuar dhe mendon se kur të vendoset ndriçimi publik në këtë pjesë të rrugës afër Qendrës, të cilën e kanë paralajmëruar nga vetqeverisja lokale do të jetë më ndryshe.

“Qendra e pranimit në Bujanoc më herët ka qenë kamp familjar, ndërsa tash këtu janë personat pa familje.

Ka më shumë angazhime në kampet familjare, por është më lehtë të punohet me to. Kemi qendrat në Preshevë, Bujanoc dhe Vranjë.

Në Bujanoc, është krejtësisht përberje e ndryshme e personave në krahasim me zonat tjera, njerëzit janë pak ksenofob, kanë frikë nga të huajt” thotë Savoviç./presheva.com/