SHPËRNDAJE

Gjatë ditës së shtunë disa qytetarë në shenjë pakënaqësie me punën, para hyrjes së Ndërmarrjes Publike Komunalia kanë lënë një grumbull mbeturinash. E gjith kjo po ndodhë për shkak se NP Komunalia tashmë e ka lënë qytetin e Bujanocit në një siatuat alarmante sa i përket pastërtisë. Dita e premte ku edhe po ju paraqesim foto ka qenë tmerr nëpër rrugët e qytetit nga mbeturinat edhe përkundër përgjegjësve të NP Komunalia se kjo gjendje do të përmirësohet, situata nuk është hiq më mir edhe gjatë vikendit.

Nga Komunalia kanë thënë se situata do të normalizohet nga dita e hënë kur në funksion do të hyjnë edhe makinerit të cilat aktualisht janë në defekt teknik, megjithatë pamja e paraqitur në foto paraqet vërtetë një deponi të egër nëpër rruget e qytetit të Bujanocit. As mbeturinat para derës së Komunalisë nuk i kanë bërë përshtypje përgjegjësve dhe situata po vazhdon e njejtë edhe gjatë ditës së sotme.

Qytetarët e Bujanocit e kanë të pamundur që ta shijojnë edhe parkun e qytetit, sepse era që kundërmon nga dy anët e parkut ku janë të vendosur kontejnerët përplotë me mbeturina nuk i përngjanë një parku të gjelbëruar por një deponie të harruar. Edhe vet parku i qytetit nuk është në gjendje të mirë.

Ka vite që ky park është i harruar nga përgjegjësit, nëse kërkon gjelbrim më lehtë mund ta gjesh në trotuare se sa në parkun e qytetit ku përveq disa ulësve asgje tjetër nuk është funksionale që mund ti përngjajë një parku, aq më shum që në parkun e qytetit ka vende ku përbënë rrezik për fëmijët./presheva.com/