SHPËRNDAJE

Mërgata e fshatit Konçul të Bujanocit e cila jetonë dhe vepronë në Zvicërr ka marrë iniciativë që të themelojë Shoqatën humanitare “Shoqata humanitare Konçuli” e cila do të kujdeset për projekte të ndryshme të cilat kryesisht kanë për qëllim zhvillimin e këtij vendbanimi, sikurse edhe ndihmesë humanitare për familjet në nevojë.

Në njoftimin e Shoqatës thuhet: Të dashur Konçulas, ju njoftojmë se sot me 22.09.2019 në Pratteln të Zvicrës, në prani të shumë bashkëvendaseve dhe në prezencën e kryetarit të Bashkësisë Lokale të fshatit Konçul, z. Qerim Ahmeti, zyrtarisht u themelua “Shoqata humanitare Konçuli” me seli ne Zvicer. Antarët e zgjedhur të kryesisë së shoqatës janë:
Hysen Ahmeti
Xhezair Ahmeti
Ridvan Rufati
Bekim Mustafi
Egzon Aliji
Bashkim Sulejmani
Muhamed Limani
Imran Osmani

Kryetar i shoqatës u zgjodhë:
Hysen Ahmeti

Shoqata angazhohet për realizimin e projekteve të ndryshme që lidhen me përmisimin e jetës së banorëve të fshatit Konçul, siç janë:
– përkujdesja dhe mirëmbajtja e rrugëve, shesheve, varrezave, lumenjve – kultivimi i vlerave shpirtërore që lidhen me fshatin Konçul dhe personalitetet e saja.
– bashkëpunimin me Këshillin e fshatit Konçul, dhe eventualisht me këshilla të tjerë që lidhen me interesat e përgjithshme të fshatit Konçul.

Antarë të shoqatës mund të bëhen të gjithë personat fizikë, me origjinë nga fshati Konçul pavarësisht se ku ata sot jetojnë dhe që pajtohen me synimet e shoqatës dhe duan të kontribuojnë në realizimin e tyre. Shuma vjetore e antarësisë është 120.- CHF apo 120.- Euro për një familje.

Xhirollogarija e shoqatës ku mund te paguhet antarësija apo kontributet vullnetare është kjo: Postfinance AG Emri i xhirollogarisë: Humanitärer Verein Konçuli, 8106 Adlikon b. Regensdorf IBAN CH82 0900 0000 1535 0708 7, Konto-Nr. 15-350708-7, BIC: POFICHBEXXX.

Ju faleminderit të gjithë të pranishmëve për kontributin në themelimin e shoqatës dhe tani ftojmë të gjithë Konçulasit por edhe më gjerë të kontribuojnë sa më shpejtë në këtë shoqatë, që së shpejti të fillojme me realizimin e projekteve të ndryshme në të mirë të gjithë banorëve te fshatit Konçul.

Na priftë e mbara! Kryesia e Shoqatës humanitare Konçuli, Pratteln, 22.09.2019 Bekim Mustafi, thuhet në njoftimin e Shoqatës./presheva.com/