SHPËRNDAJE

Studentët të cilët janë duke ndjekur studimet themelore dhe master për vitin akademik 2019/2020, deri më 31 janarë mudn të dorëzojnë aplikacionet për ndihmë të njëhershme financiare që ndahet nga buxheti komuna i komunës së Bujanocit.

Komisioni pranë këshillit komunal të komunës së Bujanocit nga sot 10 janar ka shpallë konkurs për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për studentët të cilët ndjekin studimet themelore dhe master për vitin akademik 2019/2020.

Sipas këtij komisioni ndihma i jepet studentëve me vendbanim në territoin e komunës së Bujanocit dhe afati i aplikimit zgjatë deri më 31 janar 2020. Komisioni bënë thirrje gjithë studentëve të konkurrojnë ndërsa informacionet për dokumentet e nevojshme janë të prezantuar në fotografi më poshtë ose mundë të merren në drejtoratin për arsim pranë komunës së Bujanocit.

Fletparaqitjet me origjinalin e dokumentacionit të kompletuar studentët mund ti dorëzojnë në ndërtesën e KK të Bujanocit në Drejtorin për shërbime publike, zyrja nr. 301 çdo ditë pune nga ora 10h deri në ora 14h./presheva.com/