SHPËRNDAJE

Për familjen Sulejmani nga Bujanoci sot ishte një ditë e shënuar sepse gurthemeli për shtëpinë e re jo vetëm se i ka zbutur brengat për një kulm mbi kokë, njëkohësisht do të kthejë edhe buzëqeshjen në syt e Rrezarta Sulejmnait e cila pos kushteve ekonomike është edhe me nevoja të veçanta fizike.

Iniciativa e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit të cilës iu kanë bashkuar edhe shum përsona të vullntit të mirë ka bërë që familja Sulejmani të bëhet me shtëpi të re. Në njoftimin e QSA-së thuhet: Sot, ditë e madhe për të gjithë ne, e në veçanti për familjen Sulejmani nga Bujanoci.

Gëzime dhe buzëqeshje në fytyrat e të pranishmëve, e sidomos në sytë e Rrezeartës.

Filluam vënien e gurëthemelit të shtëpisë humanitare, falë ndihmës dhe përkrahjes së motrave dhe vellezërve vullnetmirë në diasporë dhe vendlindje.

Kjo është shtëpia e njëzetë përmes së cilës Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit, në bashkëpunim me aktivistët në teren dhe me ndihmën e donatorëve të saj, jep shpresë për këtë kategori të shoqërisë.

Për të përmbyllur këtë gëzim të familjes Sulejmani, QSA kërkon ndihmën tuaj, të dashur njerëz vullnetmirë.

Prandaj, ju bëjmë apel që së bashku ta mbështesim përfundimin e shtëpisë për Rrezeartën” thuhet në postimin e QSA-së./presheva.com/