SHPËRNDAJE

Lokomotiva e një treni të mallrave që lëvizte nga drejtimi i Greqisë në drejtim të Sërbisë ka marrë flakë në fshatin Levosovë, komuna e Bujanocit. Sipas shefit të Shtabit për situata emergjente në Bujanoc, Ali Asllaniit, zjarri për momentin është lokalizuar, vagonat janë shpëtuar nga rreziku, por tymi dyshohet të jetë kancerogjen.

Ky informacion nuk është zyrtar, ndërsa ekipi i autoriteteve nga Nishi nuk konfirmon të njëjtën gjë. Popullsia përreth vendit të ngjarjes është evakuuar fillimisht. Autostrada është mbyllur për trafikun për shkak të tymit të rëndë./presheva.com/