SHPËRNDAJE

Llogari bankare e Kuvendit Komunal të Bujanocit këtë vit nuk e ka ndërmend “dy ditë t’bardha me i pa” pas bllokadës të pa ndërprerë prej 19 ditë rresht, pushteti lokal i Bujanocit prap gjendet në një bllokadë financiare me vlerë prej 47.996.18 dinarë e cila që nga 27 qershori vazhdon të figurojë aktive në faqen zyrtare të Bankës Popullore të Sërbisë.

Llogaritur në përgjithësi në vitin 2019 xhirollogaria bankare e Kuvendit Komunal të Bujanocit ka qenë 10 herë në bllokadë, gjithse 34 ditë, më shumë se një muaj xhirollogari e KK të Bujanocit ka qëndruar e bllokuar.

“Të vijë në këtë gjendje financiare një pushtet lokal që për një vlerë prej rreth 400 euro ti bllokohet xhirollogari bankare, kjo tregon qartë se çka po ndodhë me këtë pushtet dhe kush po e udhëheq.

Ajo çka është shqetësuese është fakti se çdo ditë e më shumë keq menaxhimi dhe hajnija po lulëzon në pushtetin lokal të Bujanocit dhe organet e drejtësisë sikur janë të shurdhër në këtë drejtim” i ka thënë zyrtarë i APN-së dega në Bujanoc presheva.com, pas publikimit të bllokadës në faqen e Bankës Popullore të Sërbisë.

Ai është shprehur se, “Ky është një turp që po e kaplon çdo ditë e më shumë këtë koalicion të hajnave, pasojat e të cilëve po i bartin popullata, duke u nisur nga subvencionimi i bujqësisë, bizneseve, OJQ, klubeve sportive dhe mediave të cilat do të jenë pre e bllokadës, ngaqë pamvarësisht vendimit mjetet financiare janë ato që u mungojnë për të zhvilluar aktivitetet e tyre në fushat e lartpërmendura”

Vlenë të theksohet se, ka filluar muaji i tretë që kur punonjësve të arsimit të shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Bujanocit nuk u janë paguar shpenzimet e rrugës./presheva.com/