SHPËRNDAJE

Nëndega e Lëvizjes së Progresit Demokratik në fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit dje ka mbajtur takim, me ç’rast edhe është bërë ristrukturimi i nëndegës së këtij subjekti politik. Shuajb Neziri, doktor i stomatologjisë është zgjedhur kryetar i nëndegës së LPD-së në Lluçan në vend të kryetarit të deritanishëm Ekrem Isufit.

Pas emirimit të tij Neziri ka thënë se, “Imazhi që kemi për veten bazohet te pikëpamjet e të tjerëve për ne, prandaj çdo vlerësim që vjen prej të tjerëve përjetohet vetvetiu si pranim, pavarësisht nga mënyra se si është arritur ky vlerësim dhe pavarësisht nga vlerat që janë krijuar.

Për të fol për vlerat e LPD-së, sot, ndoshta jam i fundit që duhet të flas, por, ajo që dua të them është se, jeta pa ideal në fakt është një konfirmim se njerëzit heqin dorë edhe nga e ardhmja e tyre dhe pikërisht ideali është fryma dhe objektivi thelbësor me të cilin LPD-ja që nga themelimi e kultivon ndër gjenerata nga ideologu dhe lideri i përjetshëm i LPD-së, z. Jonuz Musliu – Zoti e mëshiroftë, që gjithë kohën e tij të vlefshme e ka shpenzu me të gjitha energjitë e tij, pa asnjë rezervë, në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për shqiptarët e Kosovës Lindore, duke kultivuar idealin kombëtar dhe për ta trashëguar atë tek gjeneratat e reja”.

Neziri gjithashtu potencoi se, “Ne të gjithë së bashku do të jemi bartës të këtij ideali për të ndërtuar një shoqëri të zhvilluar në të gjitha aspektet, dhe njëkohësishtë për një mirëqenie të qëndrueshme të bashkëvendasve tanë… Por kjo nuk është e gjitha. Thuhet se “njerëzit mendojnë sipas mënyrës në të cilën jetojnë.

Dhe jetën apo realitetin njerëzor zakonisht nuk e përkufizojnë ata që e njohin më mirë atë, por ata që e sundojnë këtë realitet.” Prandaj, shumë punë janë bërë por edhe shumë punë na presin për t’i bërë.. për të vetmin qëllim, që shqiptarët e vendeve tona të jetojnë më mirë, në shtëpitë e tyre, në vendlindjet e tyre”, ka thënë Neziri.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu, kryetari i Kuvendit Komunal nga radhët e LPD-së dr Adnan Salihu ish-kryetari i nëndegës Ekrem Isufi dhe anëtarë e simpatizant të LPD-së./presheva.com/