SHPËRNDAJE

Shkolla fillore “Ali Bektashi” në fshatin Nasalcë të komunës së Bujanocit, është paisur me kompjutorë projektorë dhe paisje të nevojshme për të startuar me aplikimin e mësimit bashkëkohor gjegjësisht mësimit të digjitalizuar.

Sipas drejtorit të kësaj vatre arsimore Ali Latifit msimi bashkëkohorë është bërë nevojë e kohës dhe kësaj nuk mund ti shmangemi, andaj sa më parë që fillohet me aplikimin e kësaj mënyre të mësuarit procesi edukativo arsimorë do të jetë më shum i avancuar.

Në një bisedë për presheva.com Latifi është shprehur se, “duke u nisur nga fakti se mësimi tradicional dalngadalë po zëvendësohet me mësimin bashkëkohorë (të digjitalizuar), po më bren fakti se të jesh në krye të një instutucioni arsimor dhe të mos tentosh të bësh diçka, në bazë te mundesive, nuk ështe edhe mirë.

Prandaj po mundohemi që mësimdhënësve ti afrojmë sadopak kushte më të mira. Kemi të bëjmë me mësimin, si veprimtari mjaft të ndërlikuar, të shtresuar dhe të ndieshëm, çka nënkupton një korelacion të të gjitha lëndëve.

Kjo deri diku arrihet vetem duke u përsosur” është shprehur Latifi. Sipas tij nje pjesë të paisjeve, siç janë laptopa dhe projektorë i ka siguruar shkolla, një pjesë Komuna dhe një pjesë është siguruar nga Ministrai e Arsimt të Sërbisë.

Kjo sipas drejtorit ka për qëllim që deri diku të bëhet digjitalizim i procesit mesimor./presheva.com/