SHPËRNDAJE

Përfaqësues të Nansen Dialogue Center nga Norvegjia gjatë ditës së sotme në Bujanoc kanë zhvilluar takime të ndryshme me pëerfaqësues nga sfera të ndryshme për tu njohur nga afër me situatën politike të sigurisë dhe fushave të tjera, me theks të veçantë për tu njohur me qëndrimet lidhur me këmbimin eteritoreve, temë e cila tashmë ka marrë përmasa ndërkombëtare.

Fillimisht përfaqësues të Nansen Dialogue Center të udhëhequr nga Steinar Bryn, janë takuar me përfaqësues nga sfera e arsimit, Hisen Saqipin profesor në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Driton Rexhepin kryeshef i drejtoratit për arsim pranë pushtetit lokal, Mukarrem Ameti, nga sektori i medias dhe Hylja Ahmeti nxënëse e shkollës së mesme. Gjatë këtij takimi është biseduar për situatën në fusha të ndryshme, ku përkushtimi i veçantë iu është dhënë qëndrimeve rreth këmbimit të teritoreve dhe si shihet kjo ide nga këndvështrimi i popullatës. Bryn me bashkëpunëtorët e tij është takuar edhe me zyrtarë të Partisë Demokratike. Pas takimit ka lëshuar një informatë në të cilën thuhet se, të nderuar nga ftesa e Nansen Dialogue Center, zyrtarë të Partisë Demokratike të prirë nga kryetari Nagip Arifi zhvilluan një takim konsultativ me përfaqësues të Nansen Dialogue Center i udhëhequr nga Steinar Bryn.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi nga afër i gjendjes në Bujanoc, me theks të veçantë gjendja në arsim dhe problemet që po preokupojnë rininë në njërën anë dhe ndihmës potenciale nga organizata e Nansen Dialogue Center. Kujtojmë që organizata Nansen Dialogue Center është pjesë e rrjetit Nansen Dialogue Netëork me seli në Lilhammer të Norvegjisë, dhe ka pasur zyrën e saj edhe në Bujanoc, ku janë përkrahur shumë projekte në fushën e arsimit, si dhe ka pasur vizita të shumta të të rinjëve nga Bujanoci në Norvegji. Fatkeqësisht, në mungesë të përkrahjes nga ana e pushtetit lokal, kjo organizatë nuk ka realizuar asnjë projekt viteve të fundit, por besojmë që nga viti i ardhshëm së bashku me ardhjen e PD-së në pushtet do të vijnë edhe shumë organizata ndërkombëtare. Në këtë takim përveç kryetarit të PD-së Nagip Arifi, morën pjesë edhe drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” Zejni Fejzullahu dhe kryetari i FRPD-së Sali Salihi, thuhet në njoftimin e PD-së./presheva.com/