SHPËRNDAJE

 

Gjendja e pandemisë e shkaktuar nga Kovid-19, si duket ka çrregulluar tërë sistemi jetësor, kjo mbase ka ndikuar edhe në regjistrimin e fëmijëve në klasë të parë.

Sipas udhëheqësve të shkollave fillore interesimi i prindërve që ti parqesin aplikacionet për regjistrim e fëmijëve në klasë të parë është tejet i zbehtë.

Në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc, sipas të dhënave që disponon shkolla nga numri i fëmijëve që janë të regjistruar në parashkollorë, në klasë të parë pritet të regjistrohen rreth 60 voglushë, por që deri sot vetëm 8 prindër i kanë paraqitur aplikacionet në shkollë për regjistrimin e fëmijëve të tyre.

Drejtori i kësaj shkolle Naser Zahiri, apelon tek prindërit që të jenë më serioz dhe ti paraqesin aplikacionet për fëmijët e tyre që plotësojnë kushtet për regjistrim në klasë të parë.

Sipas Zahirit nuk pritet që të ketë ndryshim të numrit në krahasim me vitin e kaluar por megjithatë prindërit duhet të interesohen që ti paraqesin aplikacionet.

Sa i përket shkollës fillore “Sami Frashëri” në Lluçan me paralelet e ndara në Konçul, Dobrosin dhe Turi, sipas drejtorit Qemal Beqirit nuk ka ndryshim të numrit në nxënësve në krahasim me vitin e kaluar, megjthatë drejtoria është kujdesuar që të sigurojë dokumentacionin për aplikim, por regjistrimi në sitemin elektornik në Ministrinë e Arsimit nuk është kryer akoma për shkak të sistemit elektornik për regjistrimin e nxënësve në të cilin nuk kanë qasje, thotë drejtori Beqiri.

Gjendje jo e kënaqshme sa i përket numrit të nxënësve është shënuar në fshatin Letovicë, në shkollën fillore “Ali Bektashi” e cila është paralele e ndarë e shkollës qëndrore në Nasalcë.

Sipas drejtorit Ali Latifit shkolla ka kryer të gjitha proceduar e aplikacioneve dhe tashmë zyrtarisht dihet edhe numri i nxënësve që do të regjistrohen në klasën e parë në shkollën fillore “Ali Bektashi” në Nasalcë me paralelet në, Letovicë dhe Osllarë, ku në këtë të fundit zhvillohet msim i kombinuar.

Sipas drejtorit Latifi në Nasalcë këtë vit do të vijojnë mësimin në klasë të parë 8 nxënës sikurse edhe vitin e kaluar, në Letovicë 5 nga 12 sa kishte vitin e kaluar dhe në Osllarë 3 nxënës, ngjajshëm me vitin e kaluar.

Pasojat e tepricës teknologjike sipas Latifit do të jenë të pashmangshme por kjo mbetet të shihet me fillimin e vitit shkollorë.

Vlenë të theksohet se nga viti i kaluar regjistrimi i nxënësve bëhet në formë elektronike në ministrinë e Arsimit, por për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme sistemi aktualisht në raste është jasht funksionit, ndërsa regjistrimi i nxënësve bëhet deri në fund të muajit maj./presheva.com/