SHPËRNDAJE

Nëse kapen duke ujitur kopshtet apo barin ose duke harxhuar ujin e pijshëm në mënyrë të papërgjegjshme nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit, qytetarët e komunës së Bujanocit do të paguajnë një gjobë prej 25,000 dinarësh ose 10,000 nëse paguajnë menjëherë.

Vendimi për furnizimin me ujë, që është miratuar në Asamblenë komunale, parasheh të njëjtën lartësi dënimi për banorët e komunës që vjedhin ujin, të cilët janë kyçur ilegalisht në rrjet, ndërsa personat juridikë në rast të këtyre shkeljeve duhet të ndajë 100,000 dinarë nëse ata paguajnë menjëherë ose madje 500,000 nëse pagesa kalonë nëpërmjet gjykatës.

Këto vendime leti gjykojnë vet qytetarët nëse janë reale apo jo? Për dallim nga vendimet mbi gjobat ndaj qytetarëve, drejtuesit e NP Komunalisë, borxhet personale të ujit të pijshëm që i kanë ndaj ndërmarrjes të cilëne drejtojnë i shlyejnë me vednime të cilat i përpilojnë.

Presheva.com ka arritur të sigurojë një dokument i cili dëshmonë qartë se si drejtori teknik i NP Komunalisë Ilir Taipi ia ka shlyer vetës borxhin e ujit të pijshëm në bazë të vjetërsisë së borxhit i cili sipas këtij dokumenti, nuk ka më shumë se një vit.

Nga ana tjetër, përderisa qytetarëve i dërgohen shkresa paralajmëruese me shuma deri në 17.000.00 dinarë, për shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit dhe inicim të padive, po ky dokument dëshmonë se drejtorit teknik Ilir Taipit nga borxhi i përgjithshëm që ka patur për periudhën janarë 2018 – dhjetorë 2018, gjithsej 12 muaj, nga gjithsej 33.553.47 dinarë, Taipi Komunalisë në bazë të dokumentit do ti paguajë vetëm 12.689.89 dinarë, por kush do ta paguajë pjesën tjetër prej 20.863.58 dinarë e cila iu është shlyer nga borxhi këtë e dijnë më së mirë udhëheqësia e kësaj ndërmarrje?/presheva.com/