SHPËRNDAJE

Në Bujanoc nxënësit shqiptarë sot nisën vitin e ri shkollor me probleme të vjetra.

Ata kanë telashe me mungesën e teksteve mësimore në gjuhën shqipe. Në Luginë të Preshevës ende nuk ka shkuar as Abetarja.

Këtë gjendje karshi nxënësve shqiptarë, kreu i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, po e quan diskriminuese. Por, ky e ka një ide si mund t’i bëhet presion Beogradit në këtë drejtim.

Por përpjekje në këtë drejtim thonë se po bëjnë edhe në Ministrinë e Arsimit në Kosovë.