SHPËRNDAJE

Në rrejtin social të komunës së Bujanocit sot është publikuar lajmi lidhur me nënshkrimin e një kontrate e cila sipas këtij njoftimi ka të bëjë me mbështetjen e familjeve me kushte të rënda ekonomike gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Në njotimin e Komunës së Bujanocit thuhet: “Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në cilësinë e Komandantit të Shtabit për situata të jashtëzakonshme, ka nënshkruar kontratë me vlerë 500 mij dinarë, për mbështetjen e familjeve me kushte të rënda ekonomike gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Koordinatori i shtabit në bashkëpunim të ngushtë me kryetarët e Bashkësive lokale do të përpilojnë listat e prioriteve duke u bazuar në kriteriumet e qarta të definuara bashkarisht.

Kjo ndihmë do t’i jipet të gjithë atyre që me të vërtetë kanë nevojë.” thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë ka reaguar Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, i cili ka kërkuar nga Kmaberi që të sqarojë se kush janë palët nënshkruese të kësaj kontrate.

Në reagimin e Pajazitut thuhet, “Komandanti i Shtabit për situata të jashtëzakonshme, paska nënshkru kontratë në vlerë prej 500.000 dinarë, për mbështetjen e familjeve me kushte të rënda ekonomike gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Shumë mirë! Komandant, me kë e ke nënshkruar kontratën, kush janë palët nënshkruese?!

A ka patur procedurë të tenderimit? A do t’i angazhojnë Bashkësitë Lokale “vollonterët” kandidatë për këshilltarë nga partia jote në zgjedhjet e ardshhme për shpërndatjen e ndihmave, si në rastin e koshave të plehrave?!” ka shkruar Kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti./presheva.com/