SHPËRNDAJE

Emirmi i dy mjekëve serbë në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc ka ngjallur reagime të shumta tek popullata shqiptarë, veçmas te subjektet politike që nuk janë pjes e koalicionit qeverisës më Stojança Arsiqin, të cilat e kanë kundërshtuar fuqishëm vendimin e drejtoreshës së këtij institucioni shëndetësorë, e cila edhe përkundër faktit se edhe mjekët shqiptarë që kishin konkuruar i kanë plotësuar kushtet e konkursit, ajo ka vendosur që të pranojë dy mjekë të nacionalitettit serb, njërin në kohë të pacaktuar dhe një me kontratë 4 vjeçare.

Këtë vendim e ka kundërshtuar ashpër edhe kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti. Pajaziti ka thënë se “Anashkalimi i kuadrove shqiptare dhe pranimi i dy mjekëve serbë në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, është shembulli më flagrant i pafuqisë së pushtetit lokal, kundrejt një politike e cila synon serbizimin e institucionve publike me qëllim të diskriminimit të një kombi i cili është shumicë në këtë komunë.

Dhe ky institucion nuk është i një rëndësie të dorës së dytë, por është primar në mbrojtjen dhe përkujdesjen ndaj shëndetit, në këtë rast edhe të shqiptarëve.

Ruajtja me çdo kusht e privilegjeve të pushtetit dhe e koalicionit me partitë serbe, të cilat me metodat më perfide aplikojnë politikat shtetërore antishqiptare, dëshmon se interesi klanor i grupimeve të ngushta partiake po mbizotëron kundrejt atij kombëtar.

Rasti i fundit me shtëpinë e shëndetit, është kulmi i një turpi dhe i dëshmisë se partitë shqiptare në pushtet lokal, janë vetëm vegla të cilat dirigjohen lehtë dhe nuk bëjnë zë karshi politikave të cilat janë aplikuar edhe në shekullin e kaluar nga „të fortit e Bujanocit„.

Nga ky lloj turpi nuk e di se me çfarë lloj fytyre mund të ankohemi në Prishtinë e Tiranë, apo para faktorit ndërkombëtarë, kur nuk jemi në gjendje të pengojmë të keqen në oborrin tonë!” ka thënë Pajaziti./presheva.com/