SHPËRNDAJE

Në vend të veturave të pacientëve, parkingu para shtëpisë së shëndetit në Bujanoc është shëndërruar në treg privat për shitje të veturave.

Të paktën kështu duket në foto, ku vetura të shumta mbajnë fletushkën në gjuhën serbe “Auto na prodaju” (Vetura në shitje) në të cilat është i vendosur edhe numri kontaktit.

Ndonëse shtëpia e shëndetit është institucioin shëndetësorë dhe pacientët më shumë se kushdo tjetër kanë nevoj që të parkohen më afër hyrjes, askush nga kompetentët nuk është parë që të ketë reaguar në këtë drejtim.

Në një postim të APN-s në Bujanoc është publikuar një reagim ku thuhet se ka ditë që parkingu i shtëpisë së shëndetit është shndërruar në treg automjetesh.

Sipas APN-s Bujanoci përfundimisht është shëndërruar në qytet kaubojësh!

Reagimi i plotë i APN-së Bujanoc: Lere që mbetëm pa shtëpi të shëndetit e pa mjek, por po na e zënë edhe frymën.

Ka ditë që parkingu i shtëpisë së shëndetit është shndërruar në treg automjetesh. Thuhet se veturat i ka eksponuar aty një qytetar i fshatit Rakovc.

Është kjo edhe një dukuri në vazhdën e shumë aferave me shtëpinë e shëndetit.

Nëse dërgoni një person të moshuar për mjekim do t’i bie të ecë shumë sepse nuk mund ta afroni veturën tek institucioni shëndetësor.

Bujanoci- përfundimisht qytet kaubojësh! A ka ndonjë reagim zyrtar në këtë vend apo po jetojmë në shekullin e 19-të?!, thuhet në reagimin e APN-së/presheva.com/