SHPËRNDAJE

Partia Demokratike sot ka dorzuar nënshkrimet në Komisionin Komunal Zgjedhorë për çertifikimin Listën për pjesmarrje në zgjedhjet Lokale të cilat do të mbahen më 26 prill të këtij viti.

Sipas Kryetarit të këtij subjekti politik Nagip Arifit, brenda 24 orëve Komisioni Komunal Zgjedhorë do të duhet të lëshojë vendimin mbi çertifikimin e Listës Partia Demokratike dr.sc Nagip Arifi.

Arifi i cili është edhe kandidatë për kryetarë të Komunës nga PD, i ka thënë presheva.com se “Lista e PD-së sipas gjitha gjasave është lista e parë e dorëzuar në KKZ dhe do të radhitet me numrin 1 në zgjedhjet lokale, ngase sipas tij, PD është subjekti i parë në komunën e Bujanocit i cili e ka dorzuar Listën në KKZ.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare dhe grumbullimit të nënshkrimeve, Arifi potencoi se PD është e gatshme që menjëherë të fillojë me grumbullimin e nënshkrimeve për zgjedhjet parlamentare, por sipas tij edhe pse janë mbushur gati dy muaj nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Tiranë, subjektet politike asnjëherë nuk janë takuar që të bisedojnë, megjithatë PD deri në fund do ta përkrahë këtë Marrëveshje dhe jemi të gatshëm që të mbledhin nënshkrimet për Listën e përbashkët për zgjedhjet Parlamentare, ka thënë Arifi./presheva.com/