SHPËRNDAJE

Nën organizimin e Klubit të Boksit “Tërnoci” drejtuar nga trajneri Ridvan Imeri, Bujanoci të shtunën më 14 mars do të jetë nikoqir i boksierëve profesionist të cilët do ti kryqëzojnë dorzat para sportdashësve bujanocas dhe më gjerë.

Ky eveniment sportiv gjegjësisht Trneu Tradicional, nën ombrellën e “BK Tërnocit” organizohet vite me radhë, dhe mund të vlerësohet si më i rëndësishmi në fushën e sportit, duke patur parasysh pjesmarrësit nga shum vende të rajonit.

Meçit profesional do ti paraprijnë edhe 4 meçe tjera ku do të përballen edhe përfaqësuesit e KB Tërnocit, sikur Flakrim Imeri, Alban Bermeta dhe Taulant Ahmeti.

Përballja kryesore do të jetë në fund të këtij evenimenti sportiv, ku dorezat do ti kryqëzojnë në meçin profesional, kampioni shqiptarë Albi Sorra dhe bullgari Radosllav Mitev.

Sipas organizatorit Ridvan Imerit, të shtunën sportdashësit do ta kenë mundësinë që të shohin meçe interesante me bokserë nga Sërbia, Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Sllovenia.

“Nuk është e lehtë që të organizohet një evenimet i tillë sportiv, sepse përveç përkushtimit të madhë nevoiten edhe mjetet finansiare” thotë Imeri, duke shtuar se, “do të angazhohet vazhdimisht edhe me gjenerata të ardhshme pasi që është krenari të nxjerrim talentë nga vendi ynë e që do të na përfaqësojnë në vende të ndryshme të botës”./presheva.com/