SHPËRNDAJE

Muaji i madhëruar i Ramazanit përfundoi dje, besimtarët islam agjëruan plotë 29 ditë, duke filluar nga 6 maji deri më 3 qershorë. Ditën e parë të Ramazanit gjegjësisht Iftarin agjëruesit e përfunduan ora 19:48 ndërsa dje ditën e fundit e përfunduan në ora 20:15 minuta që do të thotë se nga fillimi i muajit të Ramazanit deri në përfundim agjëruesit kanë patur një ndryshim prej 27 minutash. Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit shënohet sot e martë 4 qershorë. Sipas takvimit dhe vaktisë së Ramazanit namazi i Fitër Bajramit në të gjitha xhamit e Luginës së Preshevës është falur në ora 5:36 minuta. Me rastin e festës së Fitër Bajramit, përfaqësuesit fetarë, institucional dhe politik kanë dërguar mesazhe urimi për besimtarët islam:

Kryetari i KBI Bujanoc, Sulejman ef. Fejzullahu

Kam kënaqesinë dhe nderin që në emrin tim personal dhe në emër të KBI Bujanoc, te iu uroj gjithë besimtarëve, e në veçanti atyre të Komunës së Bujanocit festen e Fitr Bajramit, duke lutur Allahun fuqiplotë që të na i ket pranuar agjërimin, po edhe adhurimet dhe lutjet tjera. Festa e Bajramit është ditë gëzimi sepse besimtari dha provimin para Allahut xh.sh. për të cilin Allahu i gjithëfuqishëm i premtoi shpërblime të mëdha, duke ia falur edhe mëkatet e kaluara. Ramazani është një institucion i cili lë pas vete mesazhe të cilat duhet t’i praktikon besimtari ato gjatë tërë jetës së vetë. Le të jetë kjo festë në të cilën do të mbretërojë paqja, toleranca, mirëkuptimi dhe dashuria vëllazërore. Urime festa e Fitr Bajramit, dhashtë Zoti që të presim edhe shumë festa të tjera. Kryetari i KBI Bujanoc, Sulejman ef. Fejzullahu.

Komuna e Bujanocit kryetari Shaip Kamberi

Të nderuara motra dhe vllezër, Një muaj i plot me sakrificë, adhurim dhe përmbajtësi ndaj urdhërave të Zotitt, pa dyshim do t’a sjell një epilog tejet madhështor. Ramazani, mbi të gjitha karakterizohet si muaji, në të cilin ka filluar të zbrit libri i shenjtë Kur-ani, ku i Plotëmëshirshmi, ketë libër e ka përcaktuar si mëshirë dhe udhërrëfyes për çdo besimtarë. Të nderuar besimdrejtë, Përfundimi i muajit të Ramazanit, kurorëzohet me festën e madhe të Fitër Bajramit, festë në të cilën mbretëron solidariteti, harmonia dhe përkushtimi i njerëzve, ndaj njëri-tjetrit. Pa dyshim se, Fiter Bajrami sjell edhe shpresën e madhe në zemrën e çdo  besimdrejti, që adhurimet përgjatë një muaji, do të kurorëzohen në formën më të mirë nga vet Krijuesi. Të nderuar bashkëqytetar, Gëzuar dhe me fat festën e Fiter Bajramit! Mirësitë e Zotit qofshin mbi ju dhe familjet tuaja! Me shumë rrespekt, Shaip Kamberi-kryetar i Komunës së Bujanocit.

KK Bujanoc Dr.Adnan Salihu

Të dashur qytetar të besimit islam të komunës së Bujanocit,me rastin e festës së Bajramit të madh ju përcjell urimet më të përzemërta.Dëshiroj që në çdo familje të ket shëndet,begati dhe lumturi.Lus Zotin e madhërishëm që tju pranoj agjërimin dhe lutjet tjera.URIME!

PD Nagip Arifi

Të dashur besimtarë muslimanë, Duke iu falemnderuar Zotit të Plotfuqishëm që na mundësoi ta agjërojmë këtë muaj të Shenjtë të Ramazanit, Partia Demokratike uron që çdo agjërues të ketë arritur qëllimet e veta, e Zoti të ketë lartësuar shpirtërat tanë, të na ketë shtuar edukimin moral, e të na ketë mundësuar që t’i braktisim të gjitha punët, sjelljet dhe shprehjet që nuk përkojnë me moralin islam. Meqenëse, agjërimi është vepra më e sinqert, lutemi që çdo agjëruesit t’i pranohen lutjet dhe kërkesat e veta nga Zoti ynë. Gjithashtu, urojmë të gjjthë shqiptarët e besimit islam për Festën e Fitër Bajramit, duke dëshiruar që familjet dhe shoqëria shqiptare të jetojnë në harmoni, e që veprat e bamirësisë të vazhdojnë të na shoqërojnë gjatë gjithë vitit.

APN-Bujanoc Arbër Pajaziti

Të dashur miq. Urime Fitër Bajramin! Me shpresën që ky Ramazan që kaloi të na ketë sjellë më shumë dashuri, mirëkuptim dhe tolerancë në mesin tonë, uroj me zemër për të gjithë: Zoti i pranoftë sakrificat tona gjatë këtij muaji! Kjo festë e solidarizimit, humanizmit dhe bashkimit të qytetarëve, uroj që të sjellë sa më shumë gëzime, mirëkuptim dhe harmoni në familjet tona!

LPD Shqiprim Musliu

Të respektuar qytetarë të Luginës së Preshevës, Motra dhe vëllezër të besimit islam, Kam kënaqësinë t’ua uroj festën e Bajramit, me dëshirën e madhe, që kjo festë t’ju sjell sa më shumë gëzime, mirëkuptim, paqe, solidaritet, shëndet e harmoni në familjet Tuaja. Kjo festë kaq e dashur për myslimanët e gjithë botës, i gjen të bashkuar qytetarët e Luginës së Preshevës, në tolerancë, bamirësi e vlera të tjera shumë të dobishme për shoqërinë tonë. Jetësimi i këtyre vlerave njerëzore, janë një hap i sigurt drejt një të ardhme më të mirë të kësaj Lugine. Bajrami, gjithashtu, është një festë, që manifestohet përmes agjerimit, begaton sofrat e nevojtarëve, bashkon njerëzit në solidaritet, mirësi dhe dashamirësi mes vete, ndaj drita e kësaj dite festive le t’i ngroh të gjitha zemrat e myslimanëve të Luginës së Preshevës dhe rajonit. Me fat e shëndet festën e  Bajramit! Shqiprim Musliu./presheva.com/