SHPËRNDAJE

Pas përleshjes fizike muaj më parë në ndërtesën e KK, këtyre ditëve në rrjetet sociale po qarkullon një lajm për një përleshje tjetër fizike ndërmjet punonjësve të Administratës Komunale të Bujanocit.

Siç mesohet jozyrtarisht kësaj radhe përleshja ka ndodhur ndërmjet Shefit të Shërbimeve njëherit inspektor pranë Administratës Komunale M.R dhe punëtorit pranë administratës komunale pranë këtij sektori B.R.

Siç shkruajnë mediat lokale në gjuhëhn serbe, për shkak të një zënke nga shefi i Shërbimit të Punëve të Përbashkët dhe njërit nga portirët, që të dy shqiptarë, Administrata Komunale e Bujanocit është detyrua të ashpërsojë disiplinën ndërmjet punonjësve.

Për shkak të një përleshje të dhunshme, pas së cilës ka intervenuar policia, kryeshefi i Administratës Lokale Fadil Aliti ka qenë i detyruar që të ndërmarrë masa me qëllim që të parandalohen incidente të ngjashme.

I njeti medium në gjuhën serbe ka mësuar se deri te konfrontimi fizik ka ardhur kur shefi e ka akuzuar portirin se nuk i ka evidentuar daljet e disa punëtorëve gjatë orarit të punës, duke e kërcënuar me dënim, pas së cilës ka ardhur deri te konfrontimi fizik edhe atë në prezencë të disa dëshmitarëve.

Kryeshefi Aliti në deklaratën dhënë mediumit në gjuhën serbe, nuk ka mundut ta konfirmojë or as që ta demantojë se ka ardhur deri te konfrontimi fizik mes punnjësve të Administratës Komunale, por duke potencuar se deri te ashpërsimi i disiplinës gjithsesi ka ardhurr.

“Për shkak të rritjes së numrit të abuzimeve, vonesave dhe largimit nga puna gjatë orarit të punës, mungesave të pajustifikuara nga puna dhe në përgjithësi mosrespektimit të rregullave, ne kemi vendosur që të sjellim rend qeverisë lokale”, ka thënë Aliti./presheva.com/