SHPËRNDAJE

Mbledhja e fundit e Këshillit Komunal është një dëshmi mëse e qartë se diçka brenda PVD-së në Bujanoc nuk është duke funksionuar siç duhet.

Përderisa për pezullimin e aftësimit profesional në komunën e Buajnocit, siç ka mësuar presheva.com, ka një marrëveshje paraprake brenda subjekteve politike PD, PVD, LPD dhe APN për shkak të pamundësisë financiare që kjo të realizohet, sikurse edhe lejimin e aftësimit profesional në Shtëpinë e sëhndetit, Barnatore dhe Çerdhen e fëmijëve, anëtarët e këshillit komunal nga radhët e PVD-së në mbledhjen e fundit kanë kërkuar me ngulmë që kjo të vazhdohet dhe paratë nga projektet e infrastrukturës, gjegjësisht asfaltimit të rrugëve të barten në aftësimin profesional.

Nëse dy nga 3 anëtarët e PVD-së që kërkuan këtë gjë (njëri prej tyre edhe voti kundër vendimit) janë të njoftuar nga subjekti i tyre lidhur me marrëveshjen e arritur për pezullimin aftësimit profesional në isntitucione, përveç tri të lartpërmendurave dhe nuk iu përmbajtën qëndrimit të partisë, mbledhja e fundit e Këshillit komunal është dëshmia më e mirë për ta kuptuar nëse ka apo jo mosmarrveshje brenda PVD-së.

Nëse brenda këtij subjekti politik ka një grupacion të pakënaqur apo jo kjo është çështje brenda partiake.

Por me vet faktin se Driton Rexhepi ish-kandidat për kryetarë të komunës njëherit këshilltarë në KK nga ky subjekt politik përmes një postimi në rrjetin social iu ka bashkangjitur qëndrimeve të 2 anëtarëve të PVD-së duke shkruar se “ju kemi zgjedh për të qeverisur, jo të thelloni ndasitë e sidomos mes atyre të rinjëve që edhe ashtu me një këmbë presin të largohen prej Bujanocit, e sigurisht jo prej të mirave që i ofrohen prej qeversjes mirë!“, ka shkruar Rexhepi

Kjo mbase shpjegon qartë se Rexhepi, ose nuk është në dieni për marrëveshjen ose kundërshton qëndrimet e eprorit të tij në PVD, duke i përkrahur dy nga tre antërat e subjektit të tij të cilët gjithashtu e kundërshtuan qëndrimin e partisë.

Atë që e potencoi kryesuesi i mbeldhjes, Kryetari i komunës Nagip Arifi për pezullimin e një pjesë të aftësimit profesional nuk e kundërshtoi as Kryetari i LPD-së njëherit zëvendës Kryetarë i komunës, Shqiprim Musliu, partner i koalicionit i cili sqaroi arsyejen e pezullimit duke shtuar se presin mjetet edhe nga Qeveria e Kosovës për vazhdimin e programit të aftësimit profesional.

Pas zgjedhjeve të fundit lokale në komunën e Bujanocit, ka shum zëra që flasin për pakënaqësi brenda PVD-së, sidomos ish-kandidatit për kryetarë të komunës Driton Rexhepit i cili flitet se kohëve të fundit nuk i ka raportet të shkëlqyera me kreun e partisë Shaip Kamberin./presheva.com/