SHPËRNDAJE

Ministri i Drejtësisë, pranë Qeverisë së R.Kosovës Abelard Tahiri pas ceremonisë së inagurimit të renovimit të shkollës fillore “Desanka Maksimoviç” në fshatin Samolicë të komunës së Bujanocit, paralelel e ndarë nga shkolla qëndrore në Bilaç, është shprehur se, Republika e Kosovës e ka detyrim politik dhe interes madhor përkujdesjen ndaj Luginës së Preshevës.

Tahiri në rrjetin e tij social ka shkruar se: “Ndjehem i materializuar shpirtërisht, që sot së bashku me Kryetarin e Bujanocit z. Kamberi dhe banorët e këtij qyteti, përuruam shkollën e rinovuar të Samolicës, investim ky i Qeverisë së Republikës tonë, i bërë me iniciativën time si Ministër i Drejtësisë. Ishte kënaqësi e veçantë të përjetoj harenë e fëmijëve të këtij fshati, të cilët tani e tutje do nxënë dije në kushte moderne shkollore.

Si një hap të drejtë që kemi ndërmarrë, tradita e mbështetjes së bashkëkombësve tanë në rajon duhet të vazhdojë në baza të rregullta dhe me konkretizim. Republika jonë e ka detyrim politik dhe interes madhor përkujdesjen ndaj Luginës dhe një fillim të mbarë me investimin në shkolla, duhet ta vazhdojmë edhe në drejtime tjera” thuhet në postimin e Ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri.

Komuna e Bujanocit vitin e kaluar për renovimin e shkollës fillore “Desanka Mkasimoviç” paralelja e ndarë në fshatin Samolicë nga Ministria e drejtësisë ka përfituar donacion me vlerë prej 40.000 euro, renovimin e së cilës gjatë ditës së djeshme e kanë përuruar kryetari i komunës Shaip Kamberi dhe Ministri Tahiri./presheva.com/