SHPËRNDAJE

Përderi sa drejtori teknik i Ndërmarrjes Publike Komunalia Ilir Taipi çdo ditë i njofton mediat lokale në gjuhën serbe për mungesë të mjeteve financiare, për gjendjen e mbeturinave në rrugët e qytetit, veçanarisht mungesën e mjeteve financiare për blerjen e kontejnerëve të cilët janë në mungesë nëpër rrugët e qytetit, drejtori gjeneral Adem Hasani është në gjendje të shpenzojë 50.000.00 dinarë në muaj për pensionistin e kësaj ndërmarrje Atanasov Simeone i cili pasi kishte dalë në pension, iu është vazhduar edhe për 6 muaj kontratën e punës si sekretarë në ndërmarrje. Presheva.com për të vërtetuar lajmin e më hershëm ka arritur që të sigurojë edhe ekstraktin e bankës i cili vërteton se Simeone përskaj pensionit, nga NP Komunalia në muaj perfiton edhe nga 430 euro duke i falënderuar drejtorit gjeneral Adem Hasanit. Nga ana tjetër rrugët e qytetit po kundërmojnë nga mbeturinat të cilat në mungesë të kontejnerëve po shpërndahen nëpër rrugë. Vet drejtori teknik Ilir Taipi disa herë për mediat lokale në gjuhën serbe ka theksuar se, ekziston mungesa e kontejnerëve për të cilët Komunalia nuk ka mjete financiare për ti blerë sepse një i tillë, sipas tij kushton rreth 45.000 dinarë, ndërkohë që edhe këta ekzistuesit nuk janë në gjendje të mirë. Taipi disa herë gazetarit serb i ka dhënë informata ekskluzive për gjendjen e ndërmarrjes, informata të cilat i njeti ia ktheu si bumerang duke ia plasuar bërllogun në der të ndërmarrjes si mos më keq. Kjo ndërmarrje e cila njëkohësisht gjendet edhe në vështirësi financiare sekretari për 6 muajt e ardhshëm do ti kushtojë 300.000.00 dinarë, gjegjësisht 50.000.00 dinarë në muaj dhe nëse e krahasojmë me një pagë të cilën e kanë punëtorët e thjeshtë të kësaj ndërmarrje sa gjysma e kësaj, atëher për 6 muajt e ardhshëm me pagën e sekretarit i cili zyrtarisht është edhe në pension NP Komunalia do të mund të paguante 12 punëtorë./presheva.com/