SHPËRNDAJE

Vendbanimet shqiptarë Letovicë, Nasalcë, Bilaç dhe Somolicë të Komunës së Bujanocit vazhdojnë të përballen me probemin e energjisë elektrike.

Nuk është hera e parë që banorët e këtyre vendbanimeve paraqesin shqetësimin e tyre rreth mungesës së energjisë elektrike, e cila sipas tyre vie menjëher pas çdo erë të vogël apo reshje lokale shiu.

Në këtë drejitm ka reaguar edhe shefi i grupit të këshilltarëve të PD-së në Asamblenë Komunale të Bujanocit Hajredin Hyda i cili në rrjetin e tij social ka shkruar se, kishte qenë mirë që Kryetari Kamberi dhe Nënkryetari Arsiq të bisedojnë me drejtorinë e Distribucionit, se çka mundet të bëhet në këtë drejtim!

Postimi i plotë: URGJENTE, Fshatrat: Letovicë, Nasalcë, Bilaç dhe Samolicë janë duke përjetuar torturë konstante në mungesë të rrymës elektrike! Pas çdo rige të vogël shiu ndërpritet, dhe me orë të tëra, ose një e dy ditë jemi pa rrymë!

Nuk po e fajesoj në menyrë direkte Pushtetin lokal për këtë problem, por mundem të them se është duke u sjellur në mënyre mjaftë neglizhente! Kishte qenë mirë që Kryetari Kamberi dhe Nënkryetari Arsiq të bisedojnë me drejtorinë e Distribucionit, se çka mundet të bëhet në këtë drejtim!

Ndoshta kishte qenë mirë që një pjesë e mjeteve të buxhetit komunal të ndahen për rikonsolidimin e rrjetit të lartë, që do të kishte impakt direkt për përmirësimin e kësaj gjendje të mjerë!

Pa marrë parasysh rrethanat, unë edhe pse në opozitë, do ta votoj një propozim të tillë që është në interes të të gjithë qytetarëve dhe i kalon suazat e interesave të imëta politike!, ka shkruar Hajredin Hyda Shefi i Grupit të Këshilltarëve Komunal të PD-së.

Problemin me energji elektrike në vendbanimet e lartpërmendura nanorët janë duke e përjetuar një kohë të gjatë dhe përveç mungesës së dritave ata po përballen edhe me probleme tejra, sikurse në amvisëri por edhe punëtorit e ndryshme, makinat e të cilëve me orë të tëra janë jasht funksionit./presheva.com/