SHPËRNDAJE

Që nga nëntori i vitit të kaluar punëtorët e Arsimit në Komunën e Bujanocit nuk i kanë marrë shpenzimet e rrugës, mjete këto që sigurohen nga buxheti komunal.

Një gjë të tillë për presheva.com e kanë konfirmuar disa mësimdhënës, të cilët nuk janë në dieni përse është bërë një vonesë e tillë dhe sipas tyre askush nuk i ka informuar se kur do ti marrin shpenzimet e rrugës për dy muajt e fundit të vitit që lam pas.

Lidhur me këtë presheva.com ka kontaktuar Driton Rexhepin, kryeshef pranë administratës komunale në kompetenca të së cilit bënë pjesë edhe fusha e arsimit.

Në deklaratën e tij Rexhepi ka thënë se, “në rebalansin e buxhetit të vitit 2019, shkollat i kane hequr pozicionet e shpenzimeve të rrugës për dy muaj edhe atë nëntorit dhe dhjetorit 2019, kështu që atë shumë e kanë rialokuar në pozicionet tjera, si blerjen e pajisjeve kompjuterike, tabelave smart etj. dhe nuk ka pasur bazë ligjore që të kryhet pagesa gjatë dhjetorit të 2019-tës”.

Driton Rexhepi

Kryeshefi për arsimit gjithashtu ka potencuar se, “Tash me buxhetin e janarit 2020 është kriju baza në buxhet, të premtën jemi dakorduar që të kryejmë pagesën, sepse ka ndryshuar edhe Rregullorja për mbulimin e shpenzimeve të transportit nga ana e Ministrisë, e që kemi formuar komision komunal ku janë të gjithë përfaqësuesit e sindikatave të punësuarve në shkolla, ata duhet të aprovojnë Rregullore të re mbi arsyetimin e shpenzimeve të rrugës”.

Kryetar i komisionit, sipas Rexhepit është Fadil Aliti Kryeshef i Administratës Komunale, dhe pritet që ata tash ta përcaktojn formën e pagesës. “Unë besojë që për 2 muajt e kaluar deri në fund të muajit kryhet pagesa” ka thënë Rexhepi.

Sipas Kryeshefit për Arsim, Vonesa është pak e komplikuar por e arsyeshme, sepse siq thotë Ai, “Nuk kemi dashur me rrespektu strikt Rregulloren e Minsitrisë, pasi që po ta rrespektonim do i dëmtonim të punësuarit, tash bëhet pagesa në lartësin e njejtë si më herët, dhe nuk do të dëmtohen, që nënkupton, aq sa kanë marrë për muajin tetor, do ti marrin edhe në vazhdim” ka deklaruar Rexhepi./presheva.com/