SHPËRNDAJE

Komisioni për ndarjen e mjeteve financiare për organizatat sportive në Komunën e Bujanocit ka sjellur vendimin për financimin e klubeve sportive. Ajo që bie në sy është dominimi i klubeve serbe karshi atyre shqiptare, si për nga numri i klubeve ashtu edhe për nga vlera financiare. Nga 27 klube, 13 janë serbe, 12 shqiptare dhe vetëm 2 rome. Kurse, sipas vlerës financiare bindshëm dominojnë klubet serbe me një shumë totale prej 5.100.000 dinarëve, derisa klubet shqiptare financohen me 3.550.000 dinarë, që i bie 1.550.000 më pak se ato serbe. Klubeve të komunitetit romë i kanë takuar 850.000 dinarë.

Presheva.com ka intervistuar trajnerët e dy klubeve të karatesë në komunën e Bujanocit KK “Besa” me trajner Ramiz Asllanin Sensei 4DAN, klub i cili edhe pse për nga përvoja është i pari që ka filluar së funksionuari në komunën e Bujanocit ka përfituar vetëm 80.000 dinarë krahas klubit serb KK “BSK” i cili ka përfituar 130.000 dinarë, Asllani në deklaratën dhënë presheva.com ka thënë se, “Ky është një diskriminim nga ana e pushteti lokal sepse është e padrejtë që për klubet sportive të vendosin persona joprofesionist, veçanarisht persona që vendosin në baza partiake. Ky pushtet po shihet qartë se nuk vlerson profesionalizmin por vijat partiake dhe kjo na ka sjellur në gjendje të vështirë financirae” ka thënë Asllani.

Ngjajshëm është diskriminuar edhe klubi i karatesë “KEN” i cili udhëhiqet nga e vetmja femër shqiptare në Luginë Suada Fazliu trajnere me shkallë 2DAN. Edhe ky klub për dallim nga klubet serbe ka përfituar jo më shumë se 50.000 dinarë, shum që kjo sipas trajneres Fazliu nuk plotëson as nevojat elementare për funksionimin e klubit. “Me këto mjete mund ti blejmë vetëm 2 palë kimone dhe asgjë tjetër, ti harrojmë garat ku mund të përfaqësohemi me shum sukses, siç edhe kemi dëshmuar më parë se mund të arrijmë suksese të mëdha. Pushteti lokal më këtë ka treguar se nuk dëshironë që rinia shqiptare të përparojë, ky është një diskriminim që pushteti po e bënë nga viti në vit, vetëm pse kemi qëndrim të ndryshëm politik” është shprehur Seuda për presheva.com.

Vlenë të theksohet se edhe gjatë vitit të kaluar klubet e lartpërmendura KK “BESA” dhe KK “KEN” kanë qenë ngjashëm të diskriminuar në ndarjen e mjeteve financiare për klubet sportive./presheva.com/