SHPËRNDAJE

Më 18 janar të këtij viti zjarri që kishte përfshirë shtëpinë në magjistralen Bujanoc – Gjilan të një familje rome, për fat të mirë nuk kishte shkaktuar dëme në njerëz, por dëmet material ishin të konsiderueshme duke e bërë shtëpinë plotësisht të pa banueshme.

Lidhur me këtë fatkeqësi dhe një tjetër po të një familje rome, mbrëmë më 03 shkurt në Hotel Rozafa në Bujanoc është mbajtur takim me karakter humanitarë, ku të pranishëm përveç vullnetarëve ishin edhe përfaqësues të pushtetit lokal në krye me Kryetarin e Komunës Shaip Kamberin si dhe Kryetari i KNSH-së Ragmi Mustafa.

Siç ka mësuar presheva.com nga organizatori i këtij takimi, në emër të PVD-së si subjekt politik janë dhuruar 500 euro. Njëra nga këto shtëpi ka qenë e familjes rome Darinka Kurteshi e cila ka tre fëmijë të moshës së mitur.

Organizator i kësaj mbrëmje ka qenë Lëvizja Qytetare “Opre Roma Serbia” e cila në rrjetin social ka publikuar një njoftim në të cilin thuhet: “Lëvizja Qytetare “Opre Roma Serbia” në bashkëpunim me Komunën e Bujanocit të hënën, 3 shkurt 2020, në ambientet e Restorantit “Rozafa” në Bujanoc kanë organizuar mbrëmjen për donacion, me qëllim të mbledhjes së fondeve për ndërtimin e dy shtëpive për familjet rome.

Kujtojmë, se më 18.1.2020. dy familje rome nga Bujanoc si pasojë e zjarrit kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Në mbrëmjen e donatorëve morën pjesë më shumë se 80 njerëz, duke përfshirë përfaqësues të komunës të kryesuar nga Kryetari i Komunës së Bujanocit, Z. Shaip Kamberi, përfaqësues të sektorit privat, përfshirë ndërmarrës nga jugu i Serbisë dhe përfaqësues të bashkësisë fetare në Bujanoc.

Rezultati i mbrëmjes së donatorëve:

– Komuna e Bujanocit ka konfirmuar publikisht se do të bëjë kyçjen e shtëpive në rrjetin e kanalizimeve dhe ujësjellësit pa pagesë.

– Komuna e Bujanocit është zotuar se do ti ti lirojë nga taksa për të legalizuar shtëpitë për të dy familjet.

– Komuna e Bujanocit është e zotuar se do të dhurojë së paku 120,000 dinarë në fondin e ndërtimit të shtëpive (kjo shifër mund të rritet në varësi të vendimit të Këshillit Komunal)

– Donacioni i mbledhur në këtë mbrëmje ka arritur 1545 euro

– Dhurime të mbledhura nga sektori privat në këtë takim kanë qenë, 6 dritare PVC, 4 dyer PVC (të hyrjes dhe dhomave)

“Opre Roma Serbia” do të vazhdojë edhe në të ardhmën të angazhohhet në përfshijen e përfaqësuesve të sektorit publik, privat dhe civil në zgjidhjen e problemeve dhe në luftën për avancimin e shoqërisë” thuhet në njoftimin e kësaj  Shoqate.

Të kujtojmë se më 11 janarë të këtij viti në fshatin Konçul të Bujanocit gjithashtu ka ndodhur një fatkeqësi, ku si pasojë e zjarrti që kishte përfshirë shtëpinë e familjes Limani ka ndërruar jetë plaku Hajrush Limani./presheva.com/