SHPËRNDAJE

Llgaria bankare e komunës së Bujanocit sipas të dhënave të Bankës Popullore të Sërbisë që nga 04 shtatori prap është futur në bllokadë financiare, dhe sipas kësja të fundit sot bllokada është 1.707.699.20 dinarë gjë që në tri vitet e fundit numri i ditëve në bllokadë deri më sot ka arritur 96.

Në lajmin e fundit të cilin presheva.com e kishte publikuar rreth bllokadës financiare të komunës së Bujanocit, në rrjetin social të komunës që gjithashtu nuk është burim zyrtarë i komunës është publikuar një “reagim” për gjoja dezinformatë ndaj pushtetit lokal.

Presheva.com ka konsultuar persona të kësaj fushe të cilët janë mir të njohur me gjendjen e bllokadës finaciare të komunës së Bujanocit.

“Është e vërtetë se komuna funksionon edhe gjatë periudhës kur është në bllokadë, sepse ministria gjegjëse nuk lejon që llogaria e zyrtare e pushteti lokal të jetë plotësisht e bllokuara, andaj edhe gjatë periudhës së bllokadës kryhen transferime financiare, vetëm se, nga çdo e hyrë që kryhet në llogarinë e komunës çdo ditë e shlyen 1/3 e borxhit të bllokadës, ndërsa pjesën tjetër pushteti lokal mund ta përdorë për transferime dhe funksionim” kështu i ka thënë ekonomisti nga Bujanoci i cili është mirë i informuar me situatën financiare të komunës.

Presheva.com faqen e BPS-së e konsideron zyrtare gjithashtu edhe të dhënat e publikuara, përderi sa nga pushteti lokal zyrtarisht askush nuk e demantonë një gjë të tillë, jo përmes rrjeteve sociale të cilat nuk konsiderohen burime zyrtare./presheva.com/