SHPËRNDAJE

Qenët endacakë janë bërë një rezik permanent për qytetarët e komunës së Buajnocit, shpesh jemi mësuar ti shohim në qendër të qytetit e në raste edhe janë sulmuar kalimtarët.

Në redaksi të presheva.com sot ka arritur një video nga një prind i cili ka shpreh shqetësimin e tij lidhur me situatën e krijuar nga qenët endacak që shpesh po vërshojnë në afërsi të shkollës, ndërsa në një video të dërguar shihen se si qenët kanë vërshuar oborrin e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, kështu duke rrezikuar sigurinë e nxënësve.

“Jemi të shqetësuar për sigurinë e nxënësve, sepse një numër kaq i madh i qenëve që po sillen afër shkollës jo vetëm nxënësit por mund të sulmojnë edhe të rriturit e mund të vijë deri te më e keqja.

Andaj kërkojmë nga kompetentët që të marin masat e duhur sa nuk ka ndodhur ndonjë fatkeqësi sepse atëher do të jetë vonë” është shprehur njëri nga prindërit.

Ai është shprehur se në këtë rast nuk duhet heshtur as organet komunale sepse kjo është edhe përgjegjësi e tyre dhe duhet sa më parë të zgjidhet ky problem me qëllim që fëmijët tanë të jenë të sigurtë.

Komuna e Bujanocit ka kohë që është duke u përballur me problemin e qenëve endacak, sidomos deponit e egra në vendbanimt e ndryshme janë bërë si pik grumbullimi  e qenëve endacak.

Shpesh është përfolur edhe për maunet nga qytetet tjera të Sërbisë që kanë sjellë qenë dhe i kanë lëshuar në vende të caktuara e që më pas janë përhapur në tërë teritorin e komunës së Bujanocit./presheva.com/

Qenët endacak vërshojnë oborrin e shkollës në Bujanoc

Gepostet von Lajmial.com am Dienstag, 25. Februar 2020