SHPËRNDAJE

Në komunën e Bujanocit korrjeshirjet vetëm se kanë përfunduar ndërsa rendimentet këtë vit bazuar në mbjelljet e vonuar në vjeshtë për shkak të lagështisë nuk janë edhe të kënaqshme, thotë Hekuran Ameti Ing i dip. i bujqësis pranë departamentit të bujqësinë në komunën e Bujanocit.

Në komunën e Bujanocit sipas Ametit ka patur të mbjellura rreth 8.000 hektare drithëra, prej tyre 3.500-4.000 hektarë grurë, por në periudhën e mbjelljeve për shkak të lagështisë afati optimal i të mbjellurave është shtyrë për rreth një muaj e gjysmë dhe kjo ka ndikuar dukshëm në rendimentet këtë vit.

Sipas Ametit, rreth 30% të zvogëlimit të rendimenteve këtë vit kanë shkaktuar edhe mos punimi i tokës nga ana e bujqëve, të cilët për arsyeje të kostove të larta në parapërgaditje për mbjellje kanë lënë shumë parcela bujqësore pa punuar.

Sa i përket çmimit për 10 ari pronarët e kombajave kanë paguar 9 deri në 12 euro, mvarësisht nga parcelat dhe pozita e tyre, çmim të cilin nuk e kanë kundërshtuar shumë bujqit sepse një çmim i volitshëm nuk ka qenë asnjëherë deri më tash./presheva.com/