SHPËRNDAJE

Një 25 vjeçar nga Rusia, ishte rrahur dhe grabitur të hënën në mbrëmje në Bujanovac, në rrugën e vjetër për në Levosoje, afër fabrikës së dyshekëve.

Atij iu dha ndihma mjekësore në Shërbimin e Urgjencës në Bujanoc, ku u diagnostikua me lëndime të lehta trupore, dhe aktualisht është duke u akomoduar në Qendrën e Ppritjes së migrantëve në Preshevë.

Siç tha ai, dy persona e sulmuan atë dhe i vodhën çantën e shpinës, telefonin, portofolin me para dhe kartela banke.

Sipas tij, ai është një aventurier që udhëton nëpër Evropë duke përdorur mjete të ndryshme transporti.

Autorët e rastit ende po kërkohen./presheva.com/