SHPËRNDAJE

Rishikimi i buxhetit të komunës së Bujanocit i cili është duke u diskutuar në seancën e sotit të Kuvendit Komunal, përveç debateve të zjarrta që po zhvillohen ndërmjet opozitës dhe pozitës, kritika të ashpërta janë duke qarkulluar edhe në rrjetet sociale. Anëtari i Partisë Demokratike Arbnor Sadriu në një postim të tij në FB ka shkruar se,

“Me qëllim që mos me pa marren e sotit në Kuvend, tv Aldi në bashkëpunim me Shaipin po mundohen me mshef maskarallekin e vet duke ja ndal zërin televizionit për mos me mund me kuptu popullata.

Me sa kom marr vesh unë përpara, këtë strategji e ka përdor Milloveshiqi me televizionet që i ka kontrollu. Por, na jena ketu për me ja çel sytë. Sot me rebalanc parashihet me ja hek investimet në rrugët e fshatrave shqiptare, kurse ato para po i transferojnë fshatrave serbe.

Ky është shqiptari i madh Shaip Kamberi. Televizionit mundeni me ja ndal zonin, po popullatës kurre. Bile keni me ja ndi në vitin 2020” ka shkruar Sadriu në postimin e tij./presheva.com/