SHPËRNDAJE

Kryetari i FRPD-së në Bujanoc Sali Salihi, në postimin e tij ka akuzuar ashpër udhëheqësinë e pushtetit lokal të cilët sipas tij, në vend që të sigurojnë ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e komunës, ata akuzojnë qytetarët e vet se po e vjedhin ujin. Por, nuk akuzojnë hajnat që çdo ditë sillen rreth kabinetit të kryetarit të komunës, ka shkruar Salihi.

Postimi i plotë:    Paramendoni në çfarë gjendje ka ardh komuna e Bujanocit; Në vend që t’i gëzohemi realizimit të ndonjë projekti madhor që do të krijonte kushte punësimi për të rinjtë, ata sukses e konsiderojnë sigurimin e rrogave për punëtorët e sektorit publik. Shpenzimet e rrugës nuk guxojmë t’i përmendim. Ato tanimë përbëjnë një luks.

Sukses, apo jo?! Në vend që të sigurojnë ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e komunës, ata akuzojnë qytetarët e vet se po e vjedhin ujin. Por, nuk akuzojnë hajnat që çdo ditë sillen rreth kabinetit të kryetarit të komunës. Në vend që të punojnë për të ardhmen e këtij vendi, ata vjedhin pikërisht ardhmërinë e këtij vendi.

Vjedhin shtesat fëmijërore, vjedhin lehonitë, vjedhin ….Të gjitha këto po ndodhin para syve të kryetarit të komunës. Ai i njeh hajnat e të korruptuarit me emër e mbiemër. Por, të gjithë i takojnë subjektit të tij politik. Andaj edhe hesht. Më lehtë e ka ta akuzojë opozitën.

Nuk çuditem se pas çdo dështimi akuzoni opozitën. Se duke akuzuar dhe shpifur ndaj opozitës dikush ka ndërtuar karierë në politikë. Opozita nuk ka faj se ju futeni në bllokadë. Opozita nuk ka faj që ju nuk i paguani fakturat që hani e pini nëpër restorante dhe i fshehni ato faktura në fiokat tuaja.

Opozita nuk ju ka faj që ju pushtetin e shfrytëzoni për t’i realizuar ëndrrat tuaja. Kështu ndodhë kur të paditurit, të pangopurit, e konsiderojnë buxhetin komunal si një thes me para, ku mund ta fus dorën çdokush dhe të merr sa të doje.

Paramendoni në çfarë gjendje kemi ardh. Në fakt, në çfarë gjendje na kanë pru. Mjafton të gëzohemi për gjëra elementare: të kemi ujë me pi dhe të kemi roga. #Cinizëm #Hajni #Sallamadi, ka shkruar kryetari i FRPD-së Sali Salihi./presheva.com/