SHPËRNDAJE

Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Sërbisë të cilat janë të publikuara në faqen zyrtarë të këtij insitutcioni shtetërorë, llogaria bankare e komunës së Bujanocit që nga 21 nëntori i vitit 2016 deri më sot ka qenë gjithsej 108 ditë në bllokadë financiare, ndërkaq që nga 15 marsi i këtij viti llogaria e komunës, gjithnjë sipas të dhënave të BPS-së, çdo muaj është gjendur në bllokadë financiare.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Sali Salihi lidhur me gjendjen e bllokadës financiare me të cilën po përballet llogaria e komunës, ka thënë se, “kjo është pasqyra më e mirë se si ka rrugëtuar ky pushtet.

Nga të dhënat e Bankës Popullore të Serbisë, që nga 21. nëntori 2016 e deri më sot, llogaria bankare e komunës së Bujanocit është bllokuar plot 107 ditë, që përafërsisht i bie që çdo e 10-ta ditë është shoqëruar me bllokadë financiare.

E gjitha kjo si rezultat i një keq qeverisje të prirë nga kryetari i komunës, e i përkrahur nga klanet brenda partisë së tij, ku secili në mënyrën e vet ka keqmenaxhuar, keqpërdorur dhe vjedhur paranë publike”, ka shkruar Salihi, i cili një gjë të tilla ia ka konformuar presheva.com edhe nëpërmjet telefonit.

Sipas anëtarit të kryesisë së PD-së, “këtë keq-qeverisje, keqmenaxhim e hajni nuk mund ta amnistojë as tentimi i kryetarit të komunës që duke sulmuar në rrjete sociale Misha Vasiqin (ideja politike e të cilit ka vdekur që moti), ta paraqes atë si patriot, por duke harruar që “Vasiqët” e tij në koalicion përbëjnë problem të madh për komunën, e që atij nuk i’u dëgjua zëri as në skandalin M-84, e as atëherë kur “vasiqët” e tij shpallën NATO-n si aggressor, është shprehur Salihu.

Ai gjithashtu ka shkruar se, “klanet brenda jush arritën që të “avullojnë” me miliona dinarë gjatë tenderimeve publike në emër të gabimeve aritmetike, duke dëmtuar rëndë buxhetin e komunës.

Për këtë keqqeverisje nuk flet vetëm opozita. Flasin edhe qytetarët. Flet edhe anketa e realizuar nga UNOPS dhe CeSID, ku besimi i qytetarëve ndaj institucioneve lokale është minimal, kurse kryetarit të komunës i besojnë vetëm 5% e të anketuarve.”

Por, ka shkruar Salihu, ditë të mira po vijnë. Do të vije dita kur do t’ja heqim duart nga xhepat e popullit. Do të vij dita kur subvencionet e bujqësisë do t’ju ndahen bujqëve të vërtet, e jo bujqëve me kravata të cilët i gjen të punësuar në sektorin publik, që ushtrojnë funksionin e sekretarit të Kuvendit Komunal apo drejtorit të Barnatores së Qytetit.

Qytetarët po i presin ditët e mira. Ka mbetur edhe pak kohë. Ka përfunduar anëtari i kryesisë së PD-së Sali Salihi./presheva.com/