SHPËRNDAJE

Selia e APN-së dega në Bujanoc për të dytën herë është në shënjestër të provokimeve, pas rastit të 28 Nëntorit kur simboli kombëtarë u tentua të rrëmbehet dhe u njëllos, në orët e hershme të mengjesit të sotëm persona të papërgjegjshëm kanë shkarravitur në tabelën ku është e vendosur llogo e APN-së dhe në të njetën kanë shkruar mbishkrime antishqiptare. APN deganë në Bujanoc ka dal me një reagim në të cilin thuhet:

Hyrja e selisë së Altermativës për Ndryshim, dega në Bujanoc, ka gdhirë sot me një shkrim provokues për shqiptarët. Në tabelën e cila shënon selinë dhe logon partiake dikush në gjuhën serbe dhe shkrimin çirilik kishte shkruar “Kosovo je Srbija” (Kosova është Serbi). Ky akt primitiv dhe i shëmtuar paraqet një provokim jo vetëm për APN-në por edhe për gjithë shqiptarët.

Duke e parë si të tillë, ftojmë të gjitha institucionet ta gjykojnë këtë gjest të ulët i cili nuk i shërben kultivimit të vlerave demokratike por edhe raporteve ndërnacionale në komunën e Bujanocit. Fatkeqësisht, subjekti ynë politik edhe më parë ishte pre e sulmeve të dashakeqëve dhe nxitësve të konflikteve të formave të ndryshme, gjatë tentimit të rrëmbimit dhe njollosjes së flamurit kombëtar me rastin e festës së 28 Nëntorit.

Lidhur me rastin e përmendur askush nuk reagoi dhe as që dha përgjegjësi. Të shpresojmë të paktën që kësaj here kjo dukuri mos të kaloj në heshtje, thuhet në reagimin e APN-së dega në Bujanoc./presheva.com/